KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Berisha shkon për ngushëllime te familja e 7-vjeçares, nuk mund t’i ndalë lotët
Rajon

Berisha shkon për ngushëllime te familja e 7-vjeçares, nuk mund t’i ndalë lotët

Kosova News
Kosova News 13:24 -04/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shkuar sot në familjen e 7-vjeçares së ndjerë e cila humbi jetën si pasojë e goditjes nga skafi me drejtues Arjan Tasen në detin e Potamit të Himarës. Pasi ka dalë nga banesa e familjes së ndjerë, Berisha nuk ka mbajtur dot lotët. Më pas, Berisha ka dhënë një prononcim për mediat ku ka thënë se ky akt është kryer nga një njeri i qeverisë duke iu referuar dhe detyrës si polic që mbante drejtuesi i mjetit Arjan Tase.

Erdha si qytetar, për familjen e Jonadës, e cila humbi jetën në një krim horror që ka tronditur thellë çdo shqiptar. Kjo ngjarje ka tronditur çdo njeri. Si ngjarje, si krim i shëmtuar. Duhej të ishe vetëm një individ si ai që e kreu, se kurrë nuk mund të ndodhte një akt i tillë. Një akt i tillë është jashtë përfytyrimit për një qytetar të thjeshtë, po të kryhej nga një qytetar i thjeshtë. Por në fakt ky akt u krye nga një njeri i qeverisë, ky akt u krye me një mjet monstruoz krimi, siç ishte skafi me 600 kuaj fuqi. Ky akt u krye në distancën më të afërt me rërën, 3-4 metra, në prani të qindra fëmijëve, pushuesve të tjera, që loznin aty.

Në këtë aspekt, komisari nuk është asgjë tjetër veçse një xhelat. Krimi është një dëshmi e një shteti të mbushur me të tillë.

Gjatë fjalës së tij për mediat, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se “dënon aktin barbar dhe qëndrimin e papërgjegjshëm të Kryeministrit Edi Rama“.

“u i keni vetë rastet. Nuk është rasti për t’i numëruar këtu me radhë vdekjet në stacionet e policisë, vrasjet brenda stacioneve të policisë. Nuk është pra, rastësi që ky xhelat skafist nuk bëri asgjë tjetër, veçse imitoi ministrin e tij me skaf”.

Edi Rama flet në mënyrën më të përçartur për vampirë politikë dhe mediatikë. Po të hymë në fushën e vampirëve, vampiri dhe xhelati ishte ai që vrau fëmijën pranë babait të tij.

Ajo që e bën më të rëndë këtë dramë është se kryeministri i vendit, në vend që të shkarkojë ministrin e familjes, Çuçi, i vërsulet gazetarëve dhe politikanëve dhe i krahason ata me vampirë politikë. Pra, tregon se mban anën e vampirëve të vërtetë.

“Unë shfrytëzoj rastin të shpreh edhe njëherë ngushëllimet më të ndjera kësaj familje fisnike, fisnikë të vërtetë dhe të dënoj me forcën më të madhe këtë akt barbar, të dënoj qëndrimin e papërgjegjshëm të Edi Ramës, ministrave të tij, të cilët konstatojnë apo shohin vampirë tek ata që ngrenë zërin për të dënuar një krim horror, i cili do të trondiste çdo vend të botës”.

I pyetur nga gazetarët, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën për vajzën 7-vjeçare që pritet të mbahet sot në orën 19:00 nën moton: Nuk e vrau varka, por shteti.

Pak minuta më parë, edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka shkuar për ngushëllim në familjen e 7-vjeçares. Pas vizitës, Gledis Nano ka dhënë një prononcim për mediat ku ka thënë se kjo ngjarje është tragjike dhe ka shkuar në familjen e 7-vjeçares së ndjerë si prind dhe si qytetar teksa ka kërkuar që vizita e tij të mos keqinterpretohet.

“Nuk dua që të keqinterpretohet vizita ime këtu, kam marrë pjesë në këtë ngushëllim për t’i shprehur hidhërim nga shpirti ngushëllimet e mia për humbjen tragjike të fëmijës. Kam ardhur si prind dhe si qytetar dhe falënderoj familjen Avdia e cila i priti ngushëllimet e mia. I mirëkuptoj dhe falënderoj që ngjyrime të caktuara i kanë lënë mënjanë dhe janë duke e vuajtur të gjithë atë që ndodhi”. shkruan tvklan.al.

7-vjeçarja është përcjellë dje për në banesën e fundit. Trupi i të miturës do prehet në varrezat e Tufinës.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 04/08/2022 04/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?