KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Berisha për “Ballkanin e Hapur”: Prodhon serbomadhi, rusofili dhe asgjë për shqiptarët
Rajon

​Berisha për “Ballkanin e Hapur”: Prodhon serbomadhi, rusofili dhe asgjë për shqiptarët

Kosova News
Kosova News 15:18 -07/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka deklaruar se “Ballkani i Hapur” është i rrezikshëm për stabilitetin dhe paqen në rajon, transmeton KosovaNews.

Duke kundërshtuar ashpër samitin dyditor që nis sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Berisha tha se aleanca trilaterale mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, synon vetëm vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon dhe s’ka asgjë të mirë për shqiptarët.

Berisha: Ballkani i Hapur i rrezikshëm, synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon

“Sot jam këtu para jush për të denoncuar takimin e aleancës trilaterale të Ohrit, si një aleancë e rrezikshme për paqen, stabilitetin në Ballkan, si një aleancë që synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon, si një aleancë që i kundërvihet tërësisht procesit të integrimit evropian dhe procesit të Tregut të Përbashkët Rajonal në kuadrin e nismës së Berlinit. Pra, ky akt, ky ‘Samit i Ohrit’, është një samit që prodhon serbomadhi, rusofili dhe asgjë të mirë për shqiptarët. Përshëndes qeveritë që refuzojnë anëtarësimin në këtë klub të Beogradit”, tha ai.

Ai tha se Mali i Zi nuk është anëtarësuar në “Ballkanin e Hapur”, mirëpo për shkak të kompozimit të popullsisë atje, kryeministri Abazoviq ka shkuar vetëm për të marrë pjesë në këtë nismë rajonale.

Sipas tij, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq e kundërshton në mënyrë të prerë anëtarësimin e vendit të tij në “Ballkan të Hapur”.

Berisha: Mali i Zi nuk është anëtarësuar në “Ballkan të Hapur”

“Mali i Zi nuk është anëtarësuar, ka shkuar për të marrë pjesë sepse Mali i Zi ka një kompozim në të cilin një pjesë e popullsisë së tij është të themi serbe në fakt. Pjesa dërrmuese e popullsisë malazeze nuk është me origjinë serbe dhe në ruajte të këtyre ekuilibrave, por presidenti Gjukanoviq ka kundërshtuar në mënyrë të prerë dhe të hapur anëtarësimin e vendit të tij në nismën e ‘Ballkanit të Hapur’”, theksoi ai.

Berisha këto komente i bëri të martën në një konferencë për media në Tiranë.

Gjithashtu lexoni:

Vuçiq shkon në Ukrainë, por refuzon ta nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Shqipëria avancon në procesin e anëtarësimit në BE

Kosova ndalon importin e deleve e dhive nga Shqipëria

Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mbytet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë

Mexhiti: Po i mbyllim dyert për bixhozin, po hapim rrugën për rininë

TAGGED: Ballkan I hapur, Sali Berisha
Kosova News 07/06/2022 07/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

EKSKLUZIVE: Në mesin e të arrestuarave në Ministrinë e Infrastrukturës është edhe nëna e reperit të njohur Ghetto Geasy
11:47 -12/06/2025
Abdixhiku: Asnjëra palë nuk i ka numrat, prandaj duhet qeveri transitore
11:45 -12/06/2025
EKSKLUZIVE: Këto janë tre zyrtaret e arrestuara në Ministrinë e Infrastrukturës
11:23 -12/06/2025
Ambasada e ShBA-së për Ditën e Çlirimit: Pikë kthese që mundësoi kthimin e të zhvendosurve
11:18 -12/06/2025
Kurti bën homazhe te varri i Rugovës
11:13 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?