KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bedri Hamza pas bisedës me Hashim Thaçin në telefon: Besojmë se më 16 shtator drejtësia do të vihet në vend
Politikë

Bedri Hamza pas bisedës me Hashim Thaçin në telefon: Besojmë se më 16 shtator drejtësia do të vihet në vend

Kosova News
Kosova News 15:12 -02/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin Hashim Thaçi, me të cilin ka diskutuar për Kosovën, familjet dhe pritjet për epilogun e procesit gjyqësor në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hamza tha se gjatë bisedës kanë folur edhe për vonesat e vazhdueshme në shpalljen e aktgjykimit, duke theksuar se drejtësia nuk duhet të deformohet, raporton lajmi.net

“Folëm edhe për pritjen e gjatë për drejtësi, një pritje e rënduar nga shtyrjet e vazhdueshme të shpalljes së aktgjykimit. Megjithatë, një gjë mbetet e qartë: drejtësia mund të vonohet, por nuk duhet të tjetërsohet”, ka shkruar Hamza.

Postimi i tij i plotë:

Sapo përfundova një bisedë telefonike me Presidentin Thaçi. Edhe me Presidentin, ashtu si me Kryetarin Veseli disa ditë më parë, folëm për Kosovën, familjet, miqtë tanë dhe, mbi të gjitha, për qytetarët që nuk kanë reshtur asnjë ditë së besuari në rikthimin e tyre.

Folëm edhe për pritjen e gjatë për drejtësi, një pritje e rënduar nga shtyrjet e vazhdueshme të shpalljes së aktgjykimit. Megjithatë, një gjë mbetet e qartë: drejtësia mund të vonohet, por nuk duhet të tjetërsohet.

Presidentit ia përcolla përshëndetjet, pritjet dhe mbështetjen e qytetarëve të Kosovës, si dhe besimin se më 16 shtator drejtësia do të vihet në vend dhe ata do të kthehen të lirë në shtëpi.

Edhe ai më kërkoi t’ua përcjell përshëndetjet e tij më të përzemërta ju të gjithëve. Me qetësinë dhe besimin që e karakterizon, bisedën e përfunduam me shpresën se shumë shpejt do të shihemi në Kosovë.

Dielli do të lindë përsëri! 👍

Për çlirimtarët, për historinë tonë të lavdishme dhe për Kosovën!

Gjithashtu lexoni:

Konjufca uron Irlandën për marrjen e Presidencës së BE-së: Përkushtimi i saj për zgjerimin ka rëndësi për rrugën europiane të Kosovës

Kurti: “Rilindja” ishte shtyllë e emancipimit shoqëror dhe vetëdijes kombëtare

Zulfaj: Mbështetja e Gjermanisë është kyçe për anëtarësimin e Kosovës në BE

Rrustemi: Refuzimi i LDK-së për bashkëqeverisje e çoi vendin në zgjedhje

Gërvalla: Pakoja e reformës në drejtësi, drejt finalizimit institucional

Kosova News 02/07/2026 02/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 19°
82%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
27 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C

Lajmet e Fundit

Gërvalla: Shtëpia e Ymer Elshanit, dëshmi e gjallë e sakrificës kombëtare
19:17 -03/07/2026
Skandaloze: vajza e Blerim Devollit, pronësinë e Qumështores Vita e ka të regjistruar në Maltë me pasaportë të Serbisë
19:15 -03/07/2026
Vihet gurthemeli i QKMF-së së re në Kastriot, investim 2.7 milionë euro
19:02 -03/07/2026
Ulutaş vlerëson kontributin e Letonisë në misionin e KFOR-it
18:12 -03/07/2026
Posta e Kosovës lanson pullën postare kushtuar 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së
18:02 -03/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?