KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE: Stop fotove denigruese/ Marrëveshje për rregulla të ashpra kompanive të teknologjisë
Botë

BE: Stop fotove denigruese/ Marrëveshje për rregulla të ashpra kompanive të teknologjisë

Kosova News
Kosova News 14:22 -07/05/2026
Shpërndaje
Plenary session Week 3 2017 in StrasbourgElection of the President of the European Parliament
Shpërndaje

Parlamenti Europian arriti një marrëveshje mes vendeve anëtare që të ndalojë çdo kompani të Inteligjencës Artificiale që të gjenerojë foto nudo në mënyrë digjitale për çdo person bazuar vetëm në fotot të fytyrës së tij, nëse më parë nuk ka dakordësi apo pëlqim nga personi që diçka e tillë të ndodhë.

Nisma vjen pas polemikave të mëdha të shkaktuara muajt e fundit nga një funksion i ri i Grok, asistentit të inteligjencës artificiale të kompanisë xAI të miliarderit Elon Musk, i cili u lejonte përdoruesve të krijonin imazhe të rreme nudo të të rriturve dhe fëmijëve duke përdorur  baza nga fotografi reale, pa miratimin e personave që shfaqeshin në këto foto.

Çështja kishte shkaktuar reagime të forta në disa vende evropiane dhe kishte çuar në hapjen e një hetimi në BE. Vetëm pak ditë më parë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni denoncoi publikisht fotografi të rreme të krijuara me inteligjencë artificiale në dëm të saj, duke i cilësuar këto deepfake si një “mjet të rrezikshëm”.

Sipas Parlamentit Evropian, ndalimi i ri do të prekë sistemet që mundësojnë krijimin e imazheve, videove ose audios me përmbajtje të ngjashme me pornografinë e fëmijëve, si edhe materialeve që paraqesin pjesë intime të një personi të identifikueshëm apo e shfaqin atë në akte seksuale pa pëlqimin e tij.

Rregullorja e re do të hyjë në fuqi më 2 dhjetor 2026. Deri atëherë, kompanitë që zhvillojnë sisteme të inteligjencës artificiale do të duhet të vendosin masa sigurie për të penguar krijimin e përmbajtjeve të tilla. Ky vendim është pjesë e rishikimit të ligjit evropian për inteligjencën artificiale, i njohur si AI Act, një nga kuadrot ligjore më të avancuara në botë për rregullimin e teknologjisë së Inteligjences Artificiale. Në të njëjtën kohë, shtetet anëtare dhe eurodeputetët ranë dakord edhe për shtyrjen e hyrjes në fuqi të rregullave të reja për sistemet e inteligjencës artificiale me “rrezik të lartë”, të cilat përdoren në fusha të ndjeshme si siguria, shëndetësia dhe të drejtat themelore.

Debati mbi rreziqet e inteligjencës artificiale është intensifikuar javët e fundit në Evropë edhe pas shqetësimeve të ngritura për modelin e ri “Mythos” të kompanisë amerikane Anthropic, për shkak të aftësive të tij të avancuara në fushën e sigurisë kibernetike.

Plenary session Week 3 2017 in StrasbourgElection of the President of the European Parliament

Gjithashtu lexoni:

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Prokuroria kërkon gjykimin e 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e Charlie Kirk

Kosova News 07/05/2026 07/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

​16 subjekte politike nuk arritën të merrnin as nga 1 për qind të votave më 7 qershor
13:53 -08/07/2026
Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha
13:30 -08/07/2026
Këta janë 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës
13:10 -08/07/2026
KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc
12:38 -08/07/2026
Ardian Gjini e Daut Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit
12:06 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?