KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE paralajmëron takime të tjera mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit
Politikë

BE paralajmëron takime të tjera mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit

Kosova News
Kosova News 23:49 -28/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian ka treguar se në ditët në vazhdim do të thërras përfaqësues të Kosovës e Serbisë në një takim tjetër për të diskutuar për përgjigjet që nuk i morën në takimin e 27 shkurtit. Derisa Qeveria e Ë deklarohen se nuk kanë ndryshuar qëndrim për cështjen e dinarit, optimist për gjetjen e një zgjidhje është treguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq.

Atë që konkretisht kishte kërkuar ta marrë vesh Bashkimi Evropian nga takimi i 27 shkurtit,  duket se nuk ja ka arritur.

Frazën qe e përdori emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajcak, pas takimeve me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, e përdori edhe një ditë më vonë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ky i fundit, në një përgjigje për Dukagjinin, paralajmëroi takime të tjera për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

“Takimi ishte një hap i parë i rëndësishëm për të sqaruar disa nga pyetjet e hapura.Në të njëjtën kohë, ai (Miroslav Lajcak) tregoi gjithashtu se shumë pyetje mbeten pa përgjigje dhe ende duhet gjetur një zgjidhje e qëndrueshme në rrugën përpara për komunitetet e prekura. Prandaj, BE-ja do t’i ftojë palët për diskutime vijuese në periudhën e ardhshme”, ka deklaruar ai.

Mirëpo, në një përgjigje nga kabineti i kryenegocitorit kosovar, Besnik Bislimi, për Dukagjinin kanë thënë se qëndrimet e qeverisë nuk kanë ndryshuar dhe se po presin që në muajin mars të bëjnë publike 10 masat për fazën kalimtare të zbatimit për dinarit.

Por optimist se një zgjidhje për çështjen e dinarit do të këtë në Tiranë është treguar presidenti serb Aleksandar Vuciq.

“Tani më duket se evropianët dhe amerikanët duan një zgjidhje, ndoshta jo atë që na përshtatet neve, por një lloj zgjidhjeje që njerëzit të mund të vazhdojnë të jetojnë normalisht. Besoj se do arrijmë ta gjejmë njw zgjidhje në ditët në vijim”, ka thënë ai.

Ndërkohë veprimet e Bashkimit Evropian karshi Kosovës vazhdojnë të kritikohen nga ish diplomat.

“Këtë çështje po e politizon Serbia, vallen po ia mban Lajcak. Dinari është larguar bashkë me ushtrinë serbe, më ’99 dmth e ka larguar Kushner. Jemi stërlodhur duke na thënë Lajcak që kemi një zgjidhje kreative evropiane, ku ka zgjidhje më të mirë se monedha euro, e cila është edhe valut evropiane”, ka deklaruar Sylë Ukshini, ish-diplomat.

Ndryshe nga Ukshini ka të tjerë që kritikën më të ashpër e kanë karshi qeverisë kosovare.

“Qeveria ditëve në vazhdim nuk ka ka të ik do të ulet patjetër që të diskutoj për mënyrën e imlementimit atë që kanë kërkuar nga fillimi shtetet aleate, si do të shkoj implementimi për palët e interesit…”, ka thënë Dritëro Arifi, Profesor univeristar.

Edhe Departamenti amerikan i Shtetit, në një përgjigje për Evropën e Lirë, janë shprehur se bisedimet në Bruksel për Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës “duhet të vazhdojnë me urgjencë”.

Gjithashtu lexoni:

Festivali “Rock & Blues” mbush xhepat e miqve të kryetarit Totaj – Vetëvendosje në Prizren kërkon hetim urgjent

Gërvalla takohet me Backes, zotohen për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Presidentja Osmani kërkon nga partitë politike të gjejnë rrugëdalje për konstituimin e Kuvendit

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës

Haziri: Për herë të parë nuk po zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kosova News 28/02/2024 28/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë
23:21 -03/07/2025
Gashi për deklaratat e Kurtit: Ishin konstatime, jo akuza
23:17 -03/07/2025
Festivali “Rock & Blues” mbush xhepat e miqve të kryetarit Totaj – Vetëvendosje në Prizren kërkon hetim urgjent
22:29 -03/07/2025
Digjet një objekt në Zonën Industriale në Prishtinë
22:07 -03/07/2025
Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel
21:46 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?