KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja përgatitet për përdorim të fitimeve nga pasuritë e ngrira ruse
Botë

BE-ja përgatitet për përdorim të fitimeve nga pasuritë e ngrira ruse

Kosova News
Kosova News 23:16 -30/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Vendet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord për të miratuar një marrëveshje afatgjatë, për të vënë mënjanë, për t’i përdorur kur të jetë nevoja, përfitimet nga pasuritë prej qindra miliarda dollarësh të Bankës Qendrore Ruse në Evropë, të ngrira për shkak të luftës së Moskës ndaj Ukrainës, tha një zyrtar i Bashkimit Europian.

Marrëveshja, e arritur të hënën vonë, ka ende nevojë për miratim zyrtar, por shihet si hapi i parë drejt përdorimit të një pjese prej 200 miliardë eurosh (216 miliardë dollarë) të pasurive të Bankës Qendrore Ruse në Bashkimin Europian, për të ndihmuar Ukrainën të rindërtohet nga shkatërrimi rus.Zyrtari, i cili kërkoi të mos identifikohej pasi marrëveshja nuk ishte miratuar ende ligjërisht, tha se blloku “do të lejonte fillimin e mbledhjes së të ardhurave të jashtëzakonshme të krijuara nga pasuritë e ngrira … për të mbështetur rindërtimin e Ukrainës.

”Se si do të përdoren të ardhurat do të vendoset më vonë, pasi të jenë shqyrtuar të gjitha mekanizmat ligjore dhe praktike.

Ajo çka e bën urgjente këtë hap është fakti që Ukraina po përpiqet të sigurojë qëndrueshmëri, ndërsa planet e ndihmës në BE dhe Shtetet e Bashkuara po frenohen për shkak të mosmarrëveshje politike, përfshirë mëdyshjet nëse aleatët do të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën me të njëjtin ritëm siç bënë në dy vitet e para të luftës.Udhëheqësit e BE-së do të takohen të enjten me shpresën se do të miratojnë një paketë mbështetjeje prej 50 miliardë eurosh (54 miliardë dollarë) për Ukrainën, ndërsa i vetmi që kundërshton është kryeministri hungarez Viktor Orban.

Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje për një vendimmarrje “të fortë” këtë vit që pasuritë e ngrira në bankat perëndimore “të shkojnë për mbrojtjen kundër rusëve dhe rindërtimin” e Ukrainës.

Gjithashtu lexoni:

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Tragjedi në Ugandë: Aksidentohet autobusi, humbin jetën mbi 20 nxënës

Kosova News 30/01/2024 30/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik
23:05 -20/07/2026
Kurti: Gazetari Behlul Jashari i shërbeu së vërtetës
22:43 -20/07/2026
Dëmët në bujqësi nga breshëri, ministri Muja nesër e viziton Istogun
22:40 -20/07/2026
Komunat e Kosovës, në qendër të tranzicionit energjetik dhe klimatik
20:59 -20/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë
19:35 -20/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?