Gazetari i Radio Evropës së Lirë, Rikard Jozwiak, ka njoftuar se ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë dhënë dritën e gjelbër për ta bërë më të lehtë pezullimin e liberalizimit të vizave, transmeton KosovaNews.
Sipas Jozwiak, më 17 nëntor pritet që ministrat e BE-së ta miratojnë formalisht marrëveshjen, ndërsa më 26 nëntor do të mbahet ceremonia e nënshkrimit në Parlamentin Evropian.
Pas këtij procesi, rregullorja e re do të hyjë në fuqi në dhjetor të këtij viti.
Gazetari shton se mekanizmi i ri mund të përdoret së shpejti kundër disa mbajtësve të pasaportave të Gjeorgjisë, duke e bërë më të lehtë për BE-në pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza në raste specifike.
Në dhjetor: hyn në fuqi.


