KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja i vendos tarifa veturave elektrike nga Kina
Botë

BE-ja i vendos tarifa veturave elektrike nga Kina

Kosova News
Kosova News 12:22 -04/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Evropian (KE) ka konfirmuar tarifat për veturat elektrike që prodhohen në Kinë, që do të hyjmë në fuqi nga 5 korriku (nesër), një vendim që synon të ripërcaktojë marrëdhëniet me Pekinin dhe mund të nxisë masa hakmarrëse kundër prodhuesve evropianë.

Vendimi, i paraparë në fillim të qershorit, është rezultat i një hetimi nëntëmujor i cili zbuloi se veturat elektrike po subvencionoheshin nga shteti, përfshi kompanitë vendase dhe të huaja, nga minierat e lëndëve të para të nevojshme për të prodhuar bateritë deri te shërbimet e transportit të përdorura për të sjellë veturat në brigjet e Evropës.

Shkalla e madhe e subvencioneve u ka lejuar prodhuesve kinezë të vendosin çmime dukshëm të ulëta krahasuar me prodhuesit evropianë, ku kostot e energjisë dhe të punës janë shumë të larte.

Kina kishte vetëm 3.9 për qind të tregut në vitin 2020, por kjo u rrit në 25 për qind në vitin 2023, sipas Komisionit Evropian.

Kjo valë e importeve me kosto të ulët përfaqëson “kërcënim dëmtimi ekonomik” për industrinë e BE-së që mund të çojë në humbje shkatërruese dhe të rrezikojë më shumë se 12 milionë vende pune direkte dhe indirekte, ka thënë KE-ja.

Prandaj, tarifat janë të nevojshme për të kompensuar avantazhin e dhënë nga subvencionet.

Tarifat janë vendosur duke llogaritur qarkullimin vjetor dhe subvencionet e marra nga secila kompani kineze.

Kompania “SAIC” do të ketë tarifë 37.6 për qind, “Geely” do të ketë tarifë 19.9 për qind dhe “BYD” 17.4 për qind. Prodhues të tjerë Kinë që bashkëpunuan në hetim, por nuk janë marrë në mostër individualisht, duke përfshirë Teslam dhe BMW-në: 20 për qind. Prodhuesit e tjerë ë Kinë që nuk bashkëpunuan: 37.6 për qind.

Shtetet anëtare të BE-së do të votojnë pas dy javësh, por nuk do të jetë detyrues dhe do të shërbejë për të testuar ujërat politike. Tarifat do të qëndrojnë në fuqi derisa të merret një vendim përfundimtar në katër muaj, të cilin vendet anëtare mund ta bllokojnë me shzmicë.

Gjermania dhe Hungaria janë ndër ato që mund të kundërshtojnë, megjithëse mund të mos arrijnë numrat e kërkuar për të prishur iniciativën. (Të paktën 15 shtete anëtare.)

Ndërkohë, Brukseli dhe Pekini do të diskutojnë zgjidhjet e mundshme që mund të shmangin vendosjen e përhershme të tarifave.

Gjithashtu lexoni:

Ish-këshilltarja e Trumpit: Rusia është në luftë me Britaninë, SHBA-ja s’është më aleate e besueshme

BE-ja mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale përkundër sanksioneve amerikane

Hakmarrja e Putinit, Rusia bombardon Kievin

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

NATO mblidhet në Bruksel, Rutte: Të përgatitemi për luftë

Kosova News 04/07/2024 04/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?