KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja dënon retorikën secesioniste në Bosnje e Hercegovinë
Rajon

BE-ja dënon retorikën secesioniste në Bosnje e Hercegovinë

Kosova News
Kosova News 14:33 -29/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deklaratat e përsëritura të presidentit të Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, se do të shpallë shkëputjen e entitetit, janë dënuar nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë edhe nga Bashkimi Evropian.

“BE-ja fuqishëm dënon retorikën secesioniste, dhe këtë ua kemi bërë të qartë të gjithë bashkëbiseduesve në Bosnje e Hercegovinë”, ka thënë një burim diplomatik i BE-së.

Ky burim, duke iu referuar deklaratës së fundit të udhëheqësit serb në Bosnje e Hercegovinë, ka thënë se “Dodik tashmë është mjaft i izoluar dhe vetëm kërkon vëmendje”.

“Të gjitha llojet e deklaratave të kohëpaskohshme nga Dodik realisht nuk meritojnë as të komentohen. Ai në BE nuk ka miq, ndoshta një, por e di vet shumë mirë se deklaratat për pavarësinë e Republika Sërpskas janë të pakuptimta, sepse një entitet i tillë do të ishte tërësisht i izoluar politikisht dhe ekonomikisht, dhe do të sillte vetëm më shumë vuajtje për qytetarët”, ka thënë ky burim diplomatik i BE-së.

“Dodik tashmë është mjaft i izoluar, dhe ai me deklarata të tilla bën përpjekjet e një të dëshpëruari për të marrë më shumë vëmendje dhe për të rritur rëndësinë e tij”, ka thënë ky burim.

Lidhur me deklaratat që vijnë për mundësinë e shkëputjes së entitetit Republika Sërpska nga Bosnja e Hercegovina, në BE rikujtojnë se fuqishëm mbështesin unitetin, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Bosnje e Hercegovinës. Ky shtet pritet që në muajin mars, varësisht nga përmbushja e disa kritereve, të pranojë vendimin e BE-së për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Burimet e BE-së rikujtojnë edhe konkluzionet e fundit, që për Bosnje e Hercegovinën ishin miratuar në takimin e Këshillit të BE-së, në kuadër të paketës së zgjerimit, ku ishte shprehur shqetësim për retorikën secesioniste dhe ishin paralajmëruar pasoja, shkruan REL.

“Këshilli është seriozisht i shqetësuar për nismat ligjore në entitetin Republika Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, të cilat janë në kundërshtim me rrugën evropiane të Bosnje e Hercegovinës, përfshirë edhe retorikën secesioniste dhe vënien në dyshim të rendit kushtetues të vendit”, thuhej në qëndrimin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së.

“Sovraniteti, integriteti territorial, rendi kushtetues, përfshirë edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Bosnje e Hercegovinës, duhet të respektohen. Cilido veprim që shkon kundër këtyre parimeve do të ketë pasoja serioze”, është thënë në qëndrimin e BE-së, të shprehur në këto konkluzione, kurse qëndrimin e njëjtë BE-ja vazhdon ta ketë edhe tash.

Diplomatët në BE shprehin shqetësim edhe për vazhdimin e ndikimit të Rusisë në Bosnje e Hercegovinë, sidomos në entitetin Republika Sërpska, të cilit i është bërë thirrje, sikur tërë Bosnje e Hercegovinës si shtet, të zbatojë në tërësi vendimin për mbështetjen e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 29/12/2023 29/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?