KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE dorëzon raportin e zgjedhjeve, Kurti ngre shqetësime për dezinformimin dhe financimin e fushatave
Politikë

BE dorëzon raportin e zgjedhjeve, Kurti ngre shqetësime për dezinformimin dhe financimin e fushatave

Kosova News
Kosova News 13:05 -15/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Parlamentare 2025, Nathalie Loiseau, e cila i dorëzoi atij raportin përfundimtar mbi procesin zgjedhor të 9 shkurtit.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi Misionin e BE-së për angazhimin në monitorimin e zgjedhjeve dhe nënvizoi rëndësinë e rekomandimeve të raportit për përmirësimin e mëtejshëm të demokracisë në vend.

Ai ka ngritur disa çështje që, sipas tij, mbesin shqetësuese, përfshirë “mungesën e verifikimit” nga gazetarët hulumtues të premtimeve elektorale nga kandidatët për kryeministër, mungesën e transparencës në financimin e fushatave zgjedhore dhe vonesat në numërimin e votave.

“Gjatë diskutimit, ai ngriti disa çështje me rëndësi që lidhen me procesin zgjedhor, përfshirë:- mungesën e verifikimit nga gazetarët hulumtues profesionistë të realizueshmërisë së premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore nga përfaqësues të partive politike, veçanërisht nga kandidatët për kryeministër, të cilat rrezikojnë të cenojnë besimin e qytetarëve dhe dëmtojnë demokracinë; -financimin e fushatave zgjedhore të partive politike, duke theksuar nevojën për transparencë të plotë të burimeve të financimit dhe kontributeve të marra gjatë fushatës; dhe -stërgjatjen e numërimit të votave”, thuhet nga ana e Kryeministrisë.

Kurti vuri theks të veçantë në gjetjet e Misionit për ndërhyrjet e jashtme në zgjedhje, duke përmendur përhapjen e dezinformatave nga mediat ruse me bazë në Serbi, si “RT Balkans” dhe “Sputnik Srbija”, të cilat, sipas raportit, shpërndanë mbi 60 artikuj që synonin manipulimin e komunitetit serb në Kosovë.

“Këto përpjekje për dezinformim përbëjnë një kërcënim serioz për integritetin e zgjedhjeve dhe stabilitetin demokratik të vendit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë, shembull i suksesit në arsimin e lartë falë mbështetjes nga Qeveria e Kosovës

Abdixhiku: Kosova ka nevojë për Qeveri Nacionale të Tranzicionit

Partisë Guxo i bashkohet një pjestar i Famijes Geci nga Llausha, Gërvalla: sot i hapëm dyert një guximtari të ri – Fatos Gecit

Osmani takoi përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në konsultime për funksionimin kushtetues të Kuvendit

A ka mundësi për zgjedhje të reja? Osmani: Pa u pajtuar për konstituim, s’mund të pajtohen për zgjedhje

Kosova News 15/05/2025 15/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
overcast clouds
20° _ 19°
53%
1 km/h
Thu
17 °C
Fri
11 °C
Sat
11 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë, shembull i suksesit në arsimin e lartë falë mbështetjes nga Qeveria e Kosovës
18:52 -15/05/2025
Gjykata e Lartë Spanjolle tregon për çfarë akuzohet Raul Asencio
18:44 -15/05/2025
Abdixhiku: Kosova ka nevojë për Qeveri Nacionale të Tranzicionit
18:29 -15/05/2025
Partisë Guxo i bashkohet një pjestar i Famijes Geci nga Llausha, Gërvalla: sot i hapëm dyert një guximtari të ri – Fatos Gecit
18:24 -15/05/2025
Osmani takoi përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në konsultime për funksionimin kushtetues të Kuvendit
18:00 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?