KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Baton Haxhiu e kritikoi presidenten Osmani, i reagon ashpër ministri Peci
Politikë

Baton Haxhiu e kritikoi presidenten Osmani, i reagon ashpër ministri Peci

Kosova News
Kosova News 18:59 -01/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri Faton Peci, me një postim të gjatë në Facebook, i ka reaguar gazetarit dhe publicistit kosovar Baton Haxhiut, duke i thënë se nuk ka gardiane më të madhe të raporteve me miqtë tanë se sa Vjosa Osmani. Haxhiu në një tekst autorial të publikuar në “Albanian Post” e ka kritikuar skajshëm presidenten Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit ka qenë e ashpër në përgjigjen që i ka kthyer presidentit të Francës për punën e vizave, duke thënë se nëse ndodh shtyrje e liberalizimit, një gjë e tillë do të nënkuptonte “vdekje të dialogut një herë e përgjithmonë”.

Peci ka shkruar se vreri, të cilin e ka zbrazur Baton Haxhiu ndaj Presidentes Osmani, “është dëshpërim për një kohë që nuk është më, për shokët, të cilët nuk janë më dhe të cilët dikur e mbanin (Baton Haxhiun) si pëllumb”.

“Baton, ke humbur moti nga skena publike, kam pas bindjen në mos je në ndonjë vend ekzotik duke shijuar mish korokodili, apo duke vizituar fiset indigjene. Megjithatë, jo. Me gjasë, të kanë braktisur!”

“Nuk është më ai të cilit i jepje informata, as ai të cilin e vilje duke ia shkruar memoaret, nuk janë më as ata të pushtetit, ku ti i bije derës si kauboj i Teksasit dhe të cilëve ju shisje mend si bëhet politika, si moderohen qëndrimet në raport me Serbinë dhe me të kaluarën tonë.”

Peci ka thënë se nuk janë më gjërat siç kanë qenë dhe “natyrisht ky pezmi yt, mbase ka kuptim…”

Ministri i Bujqësisë ka shkruar se “nuk është më në krye të shtetit dikush, të cilin e instrukton ti, por dikush që ka ego, siç është Presidentja Osmani, e cila nuk vje nga një formim që e ka kërcënimin si mjet politik”.

“Ata ishin shokët e tu, Baton. Nuk janë më.”

Peci ka thënë se nuk ka gardiane më të madhe të raporteve me miqtë dhe aleatët e Kosovës se sa Vjosa Osmani.

“Presidentja nuk kërcënon, por shpërfaqë një realitet të hidhur kur ndaj nesh apkikohen masa joproporcionale. Ky nuk është kërcënim. Ankesa jote është për diçka që nuk është më. Nëse do të duhej të ishte ndryshe, apo më mirë, siç pandehni ju, pse nuk e bënë shokët e tu të dashur shtetin e Kosovës më të mirë dhe politikën më të mirë?! Mbase pse nuk ditën, pse gabuan, prandaj u dënuan nga ai që quhet “sovrani”.”

Peci i ka thënë Haxhiut të mos rrijë “dezhurni” dhe të “bindet” se asgjë nuk është e përjetshme.

“Baton, mos rri dezhurni, bindu se asgjë nuk është e përjetshme dhe se një model politik nga tjetri e dallon  veprimi, diskursi, shkathtësia dhe guximi. Tashmë e kemi një Presidente, që i kombinon mrekullisht këto tipare, të cilat ty mund të të mos impresionojnë, por, ama, tregojnë politikbërje me integritet dhe jo me bisht të zënë dere.”

Ai ka thënë se presidentja është e guximshme, vendimarrëse dhe e ushtron me përgjegjesi të plotë funksionin e saj.

“Fjalët pezm tuat janë llafe kafehanesh, kuloaresh! Jeto me to!”, i ka thënë në fund Peci Haxhiut.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat

Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

Kosova News 01/09/2023 01/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat
19:54 -16/06/2026
Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat
19:03 -16/06/2026
Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja
18:59 -16/06/2026
Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra
18:41 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?