Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një shpërthim baterish në një ndërtesë, në lagjen “Pejton”, në Prishtinë, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Këtë e potencuan disa qytetarë për KosovaPress, të cilët nuk pranuan të flasin para kamerave, por theksuan që rreth orës 6:30 ka ndodhur shpërthimi baterive, dhe si rezultat i tymit kanë mbetur për disa qaste të bllokuar.
Ata theksuan se shpërthimi ndodhi në katin e katërt të ndërtesës.
Nderkohë mësohet se bateritë janë përdorur nga banorët në atë katë për invertorë.


