Njësia e KFOR-it e Batalionit të Rezervistëve Operacional të Italisë ka përfunduar dislokimin katërmujor me një ceremoni të organizuar në Pejë.
KFOR-i ka njoftuar se Njësia përbëhet nga regjimenti 186 i parashutistëve italianë “Folgore”, dhe me personel shtesë nga ushtria italiane dhe karabinierë.
Koloneli Giovanni Corrado është nderuar me medalje në shenjë mirënjohjeje.
“Do të doja që ky të ishte moment i njohjes së shpirtit me të cilin ky grup i shkëlqyer u përball dhe realizoi misionin e tij”, ka thënë Corrado.
Ai ka shtuar se trupat e këtij njësiti treguan besueshmëri në rolin e tyre.
Ndërsa, gjenerali Federico Bernacca, ka thënë se KFOR-i po i vazhdon përpjekjet e vazhdueshme të garantimit të sigurisë.
Zëvendës-shefi i Misionit të Italisë në Kosovë, Ugo Ferrero, ka thënë se KFOR-i është në gatishmëri të zbatimit të të gjitha detyrave.
Në ceremoni pjesëmarrës ishin edhe gjeneralmajori Pietro Barbano, komandanti i Komandës Rajonale, Fracesvo Ferrara, komandanti i Njësisë së Specializuar, Massimo Rosati dhe komandanti i Policisë Ushtarake të Komandës Rajonale, Francesco Giangreco.