Tashmë janë bërë publike emrat e kandidatëve të cilët synojnë pozitën e drejtorit të SHSKUK-së.
Mirëpo, Zyra e Personelit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar e ka hequr nga lista e kandidatëve Basri Sejdiun.
Kjo zyrë e ka publikuar listën e re përfundimtare të kandidatëve për drejtor të SHSKUK-së me emrat e pesë konkurrenteve tjerë ndërsa është hequr emri i Sejdiut.

Basri Sejdiu, ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit në korrik të vitit 2020 nga Qeveria Hoti, ku në vend të tij ishte emëruar infektologu Valbon Krasniqi.
Në listë të ngushtë të konkursit për drejtor të SHSKUK-së është edhe drejtori aktual i Klinikës së Gjinekologjisë, Zed Ndrejaj.
Kandidatët tjerë që kanë plotësuar kriteret për drejtor të SHSKUK-së janë edhe Haqif Arifi, Elvir Azizi, Sanije Gashi dhe Basri Lenjani.