KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bashkëshortja e Agonis Tetajt kërkon nga gjykata drejtësi që fëmijët e saj të rriten pa presion të gjakmarrjes
Siguri

Bashkëshortja e Agonis Tetajt kërkon nga gjykata drejtësi që fëmijët e saj të rriten pa presion të gjakmarrjes

Kosova News
Kosova News 18:11 -29/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkëshortja e Agonis Tetajt ka kërkuar nga gjykata drejtësi për vrasjen e bashkëshortit të saj nga Shaban Gogaj, me qëllim që familja e saj të gjej paqe dhe fëmijët e saj mos të rriten me presion të gjakmarrjes.

Këtë deklarim e dëmtuara A.C. e bëri të mërkurën në seancën e rishqyrtimit  për këtë rast, në Gjykatën Themelore të Pejës.

E dëmtuara A.C., në cilësinë e dëshmitares tha që edhe pse kishin kaluar 5 vite, ajo tha kërkon që të vendoset drejtësia dhe ata si familje të gjejnë paqe, ku me anë të drejtësisë fëmijëve të saj tu jepet mundësia të rriten të qetë e pa presionin e gjakmarrjes.

“Me anë të drejtësisë fëmijëve të mijë tu jepet mundësia të rriten të qetë pa presionin e gjakmarrjes sepse kur të vendoset drejtësia karshi veprës që e ka parë krejt Kosova me anë të videos, edhe për ne si familje është me e lehtë me gjet paqe dhe fëmija me u drejtu në një jetë normale”, tha e dëmtuara.

Ajo shtoi se nga momenti që është shfaq video pa autorizimin e saj, përkundër kujdesit që ka ndaj fëmijëve që të mos shfaqet ajo video para tyre, ajo tha se ata vetëm kanë filluar t’i bëjnë pyetje lidhur me babain e tyre.

“Dhe unë kur kam fillu me jau spjegu situatën edhe pse nuk ka qenë e lehtë ata me një pyetje të të thjeshtë mua më kanë lënë pa përgjigje. Pyetja e tyre ka qenë nanë e pse e vrau babin?, e unë lutna e shpresoj e besoj që ky gjykim ka me qenë rrezultat i vendosjes së drejtësisë dhe kur fëmijët e mijë të pyesin unë kam më ju thanë se po e ka vra babën e juaj pa asnjë arsye, sepse vrasjen nuk e arsyetoj në asnjë formë, por e ka marrë dënimin e merituar”, ka shtuar ajo, raporton “Betimi për Drejtësi”.

E dëmtuara A. C., kërkon nga gjykata që drejtësia t’ua lehtësoj sa do pak dhimbjen sepse sipas saj, viktima Agonisi nuk kompensohet asnjë herë në jetë.

Më pas ajo deklaroi se nga koha e incidentit ajo vazhdonte të merrte pagën e bashkëshortit të saj, për tre vite radhazi, mirëpo dy vitet e fundit kompania “Gogaj”, më nuk u ka dhënë pagën pa ndonjë arsye.

“Jam lodh pa të drejtë nga presioni ngase çdo qytetar i Deçanit më thonë se Gogajt ta kanë siguruar jetën, por Gogajt se janë pa njërzillëk dhe se ta vrasin bashkëshortin, në një mënyrë të shantazhojnë ta dhënë rrogën dhe kur dojnë e ndalin. Edhe pse këta e kanë vra bashkëshortin por dinjitetin tim nuk mund të ma vrasin”, tha e dëmtuara C.

Një deklarim të tillë, e pohoi i akuzuari Isuf Cacaj, ku tha se lidhur me dy familjet janë duke ndodhur disa keqkuptime, dhe se po bëhen ndërhyrje të qëllimshme, ku pohoi që paga ishte ndaluar që dy vite.

“Tre kërkesa i kam pas nga familja e Agonisit që me ndërprerë pagën dhe pas asaj kohe ma kanë dërguar edhe një njëri tjetër që me vazhdu pagën, pas një periudhe që e kemi ndërpre një herë pagën ka ardhë mulla Gëzimi Hoxha, dhe na ka thënë se prapë me ndërpre rrogën se baca Isuf po thotë se po e manipuloni renë me page”, shtoi i akuzuari Cacaj.

Pas të dëmtuarës janë dëgjuar edhe 7 dëshmitarë të tjerë Zeqë Tishukaj, Labinot Pajazitaj, Shkelzen Tolaj, Granit Balaj, Zyliha Berisha, Tahir Mazrekaj dhe Riza Maha, tre këta të fundit zyrtarë policorë.

Të gjithë dëshmitarët mbetën prapa deklarimeve të dhëna në shqyrtimin e parë gjyqësor duke mos shtuar diçka tjetër.

Në fund, mbrojtësi i viktimave Luan Mehmetaj, deklaroi se meqenëse kjo çështje penale është kthyer në pikën zero në rigjykim, theksoi se nga ky moment e dëmtuara A.C, nuk pranon asnjë lloj kompensimi-page, apo çfarëdo pasurie tjetër nga pala e akuzuar dhe se në kërkesën për kompensim të dëmit do ta parashtron sipas neni 240 të KPRK-së, dhe se kjo vlen deri në përfundimin e shyqrtimit gjyqësor.

Pas kësaj, seanca sotme përfundoi dhe seanca e radhës është caktuar sipas agjendës së paraparë.

Ndryshe, më 14 tetor 2022 Gjykata Themelore në Pejë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, duke e dënuar  me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia të Agonis Tetajt.

Reklama

Gjykata e Apelit më 23 mars 2023 kishte shqyrtuar ankesat e mbrojtësit të Gogajt, avokatit Besnik Berisha, palës së dëmtuar, avokatit Berat Tmava dhe ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan. Kurse, pas shqyrtimit të ankesave, Apeli më 23 mars 2023 e ka kthyer lëndën në rigjykim.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 12 qershor 2019, Shaban Gogaj akuzohet se më 23 shtator 2018, rreth orës 11:04, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetaj dhe me këtë ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve Agzon Hadërgjonaj dhe Faruk Zukaj. Në këtë rast, për armëmbajtje pa leje akuzohet edhe Isuf Cacaj, ku sipas aktakuzës, në dyqanin “Gogaj AG”, ka mbajt në pronësi armën, e gjetur nga policia në sirtarët nën banakun e arkës.

Gjithashtu lexoni:

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 29/11/2023 29/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
13:38 -09/08/2026
Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?
12:50 -09/08/2026
“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
12:01 -09/08/2026
16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?