Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, reagoi pas dështimit të seancës konstituive, duke e cilësuar si shkelje të Kushtetutës mosvotimin e komisionit për herë të 22-të.
“Fuqia e deputetit është për të votuar. Ata mund të votojnë kundër, por jo të bllokojnë procesin,” tha Basha.
Sipas tij, opozita po pengon funksionimin e Kuvendit dhe po e mban peng procesin demokratik.
“Është hera e 22-të qe e refuzojnë me votuar një komision. Fuqia e deputeti është për të votuar, kjo është procedurë mund të votojnë kundër, ata e kanë shkelur kushtetutën 22 herë. Ata duhet me marrë pjesë dhe me rrëzuar dhe kthehemi në pikën zero dhe vazhdojmë me votim të hapur. Bllokimi është si pasojë e tyre”, ka thënë Basha.