Sulmuesi brazilian Vitor Roque do t`i bashkohet skuadrës spanjolle të Barcelonës në janar.
Klubi brazilian Club Athletico Paranaense ka njoftuar se lojtari do të luajë ndeshjen e tij të fundit kundër Santos të dielën para se të shkojë në Evropë.
Barcelona në korrik ka firmosur një marrëveshje me Club Athletico Paranaense për transferimin e futbollistit në vlerë prej 40 milionë euro.
I dalë nga e njëjta akademi, ajo Cruzeiro, nga e cila doli edhe Ronaldo Nazario, Roque iu bashkua Athleticos në fillim të vitit 2022 duke shënuar njëzet e tetë gola në tetëdhjetë paraqitje. Vitin e kaluar ai e skuadrën ta prekte finalen e Copa Libertadores.


