Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka folur në lidhje me dështimin e sotëm të seancës konstituive.
Ai është shprehur se sot ishte e mundur të votohej dhe u shpreh se seanca duhej të vazhdonte.
Baraliu më pas shpjegoi në detaje se çka u desh to ndodhte sot në Kuvendin e Kosovës.
“Kanë qenë 100, pra shumica e atyre që janë të pranishëm dhe që votojnë dhe ajo është 51 dhe kishte mundur të kalojë dhe është dashur të vazhdohet me mbledhjes, sepse logjika e vazhdimisht të mbledhjes është për të shkuar përpara, për të arritur deri në përfundim, përfundimi është konstituimi i Kuvendit, por nuk është bërë, është dashur të bëhet.Është parim, është edhe normë e paraparë edhe me rregullore që shumica e deputëtëve të pranishëm që votojnë, pra jo 120, por atyre sa janë në seancë dhe kjo shumicë është kërkuar dhe kërkohet. Nëse bazohemi në gjykimin e gjendjes që ka qenë në fillimin e seancës së parë, ku kanë qenë 52 ose 3, pro që kanë votuar, sot sigurisht i ka pasur edhe më shumë ndoshta” u shpreh ai në Klan Kosova.
”Kemi të bëjmë me një papërgjegjshmëri edhe gjatë përgatitjes së seancës konstituive, nga ana e kryetarit të parlamentit, gjegjësisht koalicionit qeverisës që ka qenë, e përfaqësuar në kuvend dhe po aq përgjegjësia u takon edhe pëfaqësuesve të partive politike opozitare deri atëherë, të cilët i ka ftuar kryetari i parlamentit, ish-kryetari dhe është dashur t’i sqarojnë të gjitha përkesat dhe pakënaqsitë që i kanë”, u shpreh ai