KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Balotelli tregon se kush e pengoi rikthimin e tij te Kombëtarja e Italisë
Sport

Balotelli tregon se kush e pengoi rikthimin e tij te Kombëtarja e Italisë

Kosova News
Kosova News 18:24 -20/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Mario Balotelli beson se lojtarët e ekipit kombëtar të Italisë ose dikush i lartë në Federatë, e bllokuan rikthimin e tij te ‘Azzurri’ dhe këmbëngul se ai nuk do të dorëzohet kurrë edhe pse kishte konsideruar pensionimin nga kombëtarja.

Balotelli është rikthyer së fundmi në skuadrën turke Adana Demirspor dhe ka publikuar një intervistë me TVPlay, duke diskutuar karrierën e tij në Itali dhe pse ai nuk është paraqitur për kombëtaren për më shumë se pesë vjet.

“Unë nuk i shikoj më ndeshjet e Italisë. Më dhemb shumë të mos jesh aty,” ka thënë fillimisht Balotelli.

“Ndonjëherë, i urreja njerëzit që punonin për ekipin kombëtar, por sinqerisht, nuk mund t’i shikoj ndeshjet e tyre sepse do të doja të përfshihesha. Unë i detyrohem shumë Mancinit, por ai më ka shumë borxh edhe mua.  Ndeshja Itali-Maqedoni e Veriut më dha dhimbjen më të madhe. Nuk mendoj se jam shëruar ndonjëherë nga ai pikëllim”, është shprehur Balotelli.

Balotelli u thirr për një takim në Coverciano në janar të vitit 2022, dy muaj përpara gjysmëfinales së play-off-it të Kupës së Botës kundër Maqedonisë së Veriut që pa Azzurrit të përballen me një humbje 1-0 në Palermo.

Italia nuk luajti asnjë ndeshje zyrtare në janar të vitit 2022, por Balotelli shpresonte se do të kthehej të bëhej pjesë e ekipit, pas stërvitjes nën drejtimin e Mancinit në Coverciano.

“Unë mora përgjegjësinë që nuk u kualifikuam në Kupën e Botës edhe pse nuk kisha luajtur sepse disa senatorë nuk kishin guximin të bënin këtë”, ka thënë ai.

“Mendova të pensionohem nga kombëtarja pas kësaj, por për sa i përket cilësisë, nuk ka dikush tjetër si unë. Nuk do të dorëzohem kurrë për Italinë”, shtoi sulmuesi 33-vjeçar.

“Unë do të pranoja të mos isha titullar, sepse e di që askush nuk mund të bënte diferencën më shumë se unë, edhe kur hyja nga banka. Spalletti është një trajner ideal, por ai nuk ka shumë kohë për të improvizuar idetë e tij”.

Balotelli bëri debutimin e tij me Italinë në vitin 2010 në humbjen 1-0 kundër Bregut të Fildishtë në Londër, teksa paraqitja e tij e fundit erdhi në barazimin 1-1 kundër Polonisë në nëntor 2018.

Gjithashtu lexoni:

Dortmundi fiton goleadën ndaj skuadrës afrikane

Mbappe mungon sërish për Real Madrid

Xhaka te Milani, klubi italian kontakton Leverkusenin

Barcelona përshpejton gjithçka për transferimin e Nico Williams – takime vendimtare në Ibiza me praninë e Hansi Flick

Detaje nga dështimi i transferimit të Mirlind Dakut te Zenit St. Petersburg – prapaskenat dhe ndikimi i Gazpromit

Kosova News 20/10/2023 20/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Çka janë bombarduesit B-2 të cilët SHBA-ja i ka përdorur edhe në Kosovë
13:21 -22/06/2025
Izraeli mbyll sërish hapësirën ajrore pas sulmeve amerikane ndaj Iranit
12:49 -22/06/2025
Çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit
12:47 -22/06/2025
Arrestohen pesë persona për lëndim të rëndë trupor në Shtime
12:34 -22/06/2025
Zgjedhjet lokale, KQZ: Votimi jashtë vendit do të realizohet përmes postës
12:07 -22/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?