KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trupa amerikane në kuadër të KFOR-it në Jarinjë
Siguri

Trupa amerikane në kuadër të KFOR-it në Jarinjë

Kosova News
Kosova News 14:51 -18/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Është rritur prezenca e trupave të KFOR-it në pikën kufitare në Jarinjë.

Automjetet të shumta ushtarake të KFOR-it kanë “blinduar” pikën kufitare në Jarinje këtë paradite.

Ky veprim i KFOR-it vjen pas disa paralajmërimeve nga grupet ultra-nacionaliste serbe për një sulm ndaj kufirit në Jarinje dhe djegie të pikës kufitare.

Po ashtu në anën kosovare të kufirit në Jarinjë, shihen tani edhe pjesëtarë amerikanë të misionit të NATO-s, KFOR.

LAJMI I FUNDIT: Kufiri në Jarinje ‘blindohet’ nga trupat e KFOR-it, sigurohen kufijtë (FOTO)

Grupet djathtiste serbe të cilat ishin duke protestuar në kufirin në Jarinjë, kanë thyer për një moment kordonin e policisë serbe duke iu afruar kështu territorit të Kosovës.

Për një moment është dëgjuar edhe një shok-bombë, kurse policia po tenton t’i ndalojë.

Policia serbe ka krijuar një tjetër kordon më afër kufirit në Jarinjë (tek pjesa e Kosovës).  Protestuesit gjatë të kohës po i ofendojnë policët serb të cilët nuk po i lejojnë të kalojnë më tej dhe për këtë edhe janë përleshur.

Damjan Knezheviq, njeri i afërt me grupin paramilitar rus, Wagner, është në vijën kryesore të protestës. Protestuesit u ka bërë thirrje policëve “të futen në Kosovë”, ndërsa ka pasur edhe sharje për “NATO-n”, në drejtim të trupave të KFOR-it që kanë shtuar forcat në pikën kufitare në Jarinjë.

Njeriu i Putinit, Damjan Knezeviq lajmërohet nga Rashka për rezistencë në Jarinjë – shihen edhe protestues me maska (FOTO)
Përleshen mes vete protestuesit dhe policët serbë në afërsi të Jarinjës

Barrikadat janë ngritur më 10 dhjetor në këtë pjesë të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Pantiq dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më herët gjatë muajit dhjetor.

Komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – janë të banuara me shumicë serbe.

Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pret që KFOR-i t’i largojë këto barrikada, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se pret që barrikadat të hiqen nga personat që i kanë ngritur ato.

Serbë të dehur e disa të maskuar protestojnë pranë kufirit me Kosovën

Gjithashtu lexoni:

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”

Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX

Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc

Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët

Kosova News 18/12/2022 18/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Gjenden eshtra njeriu, dyshohet se i përkasin një personi që u zhduk vitin e kaluar
11:18 -24/07/2026
6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
11:12 -24/07/2026
Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”
10:47 -24/07/2026
Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX
10:45 -24/07/2026
Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc
10:20 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?