KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani reagon për sulmet ndaj gazetarëve në veri: Këto akte duhet të dënohen nga të gjithë
Politikë

Presidentja Osmani reagon për sulmet ndaj gazetarëve në veri: Këto akte duhet të dënohen nga të gjithë

Kosova News
Kosova News 20:13 -16/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve aleate që ta dënojnë sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq gjatë ditës së sotme.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nëntë gazetarë janë sulmuar nga huliganët në Leposaviq, disa prej të cilëve kanë pësuar edhe lëndime trupore.

Osmani ka thënë se përpjekjet për ta destabilizuar Kosovën do të dështojnë. 

“Gazetarët në veri të Kosovës u sulmuan sërish brutalisht nga bandat kriminale. Ata që kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë. Përpjekjet e tyre për të destabilizuar Kosovën do të dështojnë. Këto akte të tmerrshme të dhunës së vazhdueshme duhet të dënohen nga të gjithë. Sundimi i ligjit do të mbizotërojë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Journalists in the north of ?? were brutally attacked again by criminal gangs. Those carrying out these attacks must face justice.

Their attempts to destabilize Kosovo will fail.

These appalling acts of continued violence must be condemned by all. Rule of law will prevail.

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 16, 2023

Sulmet ndaj gazetarëve i ka dënuar edhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

Sulmet ndaj gazetarëve në komunat veriore të Kosovës, janë shpeshtuar javët e fundit, derisa ata po raportojnë për zhvillimet në këtë pjesë të vendit.

Tensionet në veri u rritën në fund të majit, kur Policia e Kosovës i ndihmoi kryetarët të futen në ndërtesat komunale, me gjithë kundërshtimet e serbëve lokalë.

Më 29 maj, tensionet kulmuan me përleshje ndërmjet protestuesve serbë dhe KFOR-it, ku pati dhjetëra të plagosur nga të dyja anët.

Më 16 qershor, gazetarët janë sulmuar sërish në Leposaviq, derisa po mbulonin vizitën e ministrit të Adminsitrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Elbert Krasniqi, te kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se gjatë tensioneve të fundit në veri të Kosovës janë shënuar 28 sulme në dretim të ekipeve të mediave.

Kurti reagon pas sulmit të gazetarëve në veri: Sulmet fizike ndaj tyre janë të papranueshme dhe duhet të dënohen
Sveçla: Mungesa e reagimit ndaj akteve kriminale u jep krahë bandave që urdhërat i marrin nga Beogradi
Policia jep detaje për arrestimin e organizatorit të sulmeve në veri

Gjithashtu lexoni:

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën

Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet

Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës

Kosova News 16/06/2023 16/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
48%
3 km/h
Thu
26 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
35 °C

Lajmet e Fundit

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, për krime lufte në Gjakovë
20:38 -06/08/2026
Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje
15:46 -06/08/2026
Në Spanjë besojnë se do ta organizojnë finalen e Botërorit 2030
15:06 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?