KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bajrami – Kurtit: Nëse shkojmë në zgjedhje, as vota për Kryetar të Kuvendit s’ke me pasë
Politikë

Bajrami – Kurtit: Nëse shkojmë në zgjedhje, as vota për Kryetar të Kuvendit s’ke me pasë

Kosova News
Kosova News 17:28 -06/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke paralajmëruar se nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, LDK nuk do të japë vota as për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, e lëre më për presidentin e ri.

Deklarata e Bajramit erdhi pas takimit të Kurtit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku kryeministri theksoi se për zgjedhjen e presidentit po kërkon garanci për të pasur 85 vota, një numër që nuk mund ta sigurojë vetëm me LDK-në, e cila ka 15 deputetë.

“Në vitin 2021, as nuk i kanë pasur 80 vota të sigurta, as kandidatja nuk ka qenë konsensuale. Sot, Kurti po kërkon figurë jopartiake dhe garanci me 85 vota. Veç një gjë duhet ta dimë: nëse shkojmë në zgjedhje prapë, as vota për Kryetarin e Kuvendit s’ka me pasë, e lëre më për presidentin,” ka shkruar Bajrami në Facebook më 6 prill 2026.

Ajo akuzoi Kurtin se po e drejton vendin nga një bllokadë në tjetrën, me kontroll të plotë mbi buxhetin dhe institucionet, duke shtuar: “Të mjerët ne kush po na udhëheqë! Uroj ta kuptojmë sa më parë.”

Në anën tjetër, kryeministri Kurti mbetet optimist për një marrëveshje politike, duke theksuar se takimi me Abdixhikun ka shkuar në një atmosferë konstruktive. “Na kanë ngelur edhe tri javë deri te zgjedhja e Presidentit. Takimi shkoi në atmosferë konstruktive. Jemi të përcaktuar të shmangim zgjedhje të reja,” tha Kurti.

Takime në përpjekje për zgjedhjen e presidentit kanë zhvilluar edhe partitë e tjera. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i është përgjigjur ftesës së Kurtit, por ka kërkuar që iniciativa të formalizohet përmes një letre zyrtare, për të garantuar seriozitet institucional.

Sipas afateve të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhja e presidentit duhet të bëhet brenda 22 ditësh, përndryshe vendi shkon automatikisht në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh pas 28 prillit. Aktualisht, vendi drejtohet nga ushtruese detyre e Presidentes, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit më 4 prill 2026.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 06/04/2026 06/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?