Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj thirrjeve të fundit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për protesta dhe revolta qytetare, siç e ka quajtur ai “në mbrojtje të Kushtetutës”
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bajqinovci i ka cilësuar këto thirrje si përpjekje të dëshpëruara të “oligarkëve politikë” për t’u rikthyer në pushtet.
POSTIMI I PLOTË I BAJQINOVCIT:
Po kush del në rrugë pas oligarkëve politikë?
Populli ua dha përgjigjen me 51.11% me Albin Kurti.
E tash, kur s’kanë votë, kërkojnë zhurmë.
Ani kur i sheh kush po bën thirrje, të njëjtit që e shfrytëzuan shtetin, e sot kërkojnë “revolta” për me u kthyer prapë.
Por koha e tyre ka kalu, populli nuk del për ta, populli i ka çu në opozitë.


