KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bajqinovci akuzon opozitën për koordinim me Listën Serbe: Projektim për ta sulmuar VV-në
Politikë

Bajqinovci akuzon opozitën për koordinim me Listën Serbe: Projektim për ta sulmuar VV-në

Kosova News
Kosova News 19:31 -05/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, ka akuzuar opozitën për një skenar të koordinuar me Listën Serbe gjatë zhvillimeve të së enjtes në Kuvend.

Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci ka thënë se hyrja e deputetëve të Listës Serbe në seancë pas largimit të opozitës tregojnë një përpjekje për të sulmuar LVV-në dhe për të diskredituar punën e qeverisë.

 “Koordinim i hatashëm mes Listës Serbe dhe opozitës!

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, u pa qartë një skenar i koordinuar: opozita doli nga seanca dhe më pas në seancë erdhën deputetët e Listës Serbe. Ky ishte një projektim i qartë për të sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke pretenduar një bashkëpunim të pavërtetë mes LVV-së dhe Listës Serbe për votimin e ligjeve më të rëndësishme për vendin tonë”, ka shkruar Bajqinovci.

Bajqinovci i quajti këto veprime “të dëshpëruara”, duke shtuar se opozita dhe Lista Serbe po përdorin inskenime dhe dezinformata për të penguar reformat dhe ndryshimet pozitive që po zbatohen nga qeveria aktuale.

“Kjo tregon dëshpërimin e atyre që s’kanë argumente politike dhe përdorin montime, inskenime e dezinformata për të goditur ndryshimet pozitive që po bëhen. Përkundër këtyre përpjekjeve, ju dështoj ky plan i përbashkët Opozitë-Lista Serbe. S’ka kthim mbrapa!”, ka shtuar deputeti i VV-së.

Ndërkaq, gjatë ditës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të Listës Serbe, duke i akuzuar ata për provokim para fillimit të seancës dhe keqpërdorim të taksave të qytetarëve.

Ai ka theksuar se kjo sjellje është e papranueshme, dhe ka ndërprerë vazhdimin e seancës të së enjtes.

“Ju drejtohem deputetëve të Listës serbe që vijnë dhe provokojnë në këtë mënyrë, është e pa tolerueshme kjo sjellje se njëherë në  gjashtë muaj vini ne kuvend vetëm për me i keqpërdorur taksat e qytetarëve në anën tjetër e luftoni Republikën e Kosovës me çdo mjet që keni, shkoni edhe i rrini gatitun shefit të juaj kriminel Radojçiqit edhe keni guxim të vini në Kuvend , trup të keni edhe kërkojë me ndërpritet seanca”, ka deklaruar Konjufca.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë tentuar t’i pengojnë ata të Listës Serbe që të mos futen në sallën e seancave plenare të Kuvendit të enjten pasdite.

Deputetët e VV-së nuk kanë dashur t’i lejojnë brenda sallës me arsyetimin se deputetët e Listës Serbe nuk janë distancuar asnjëherë nga sulmet në veri dhe vijnë në Kuvend vetëm për ta siguruar pagën.

Pengimi i deputetëve të Listës Serbe që të marrin pjesë në Kuvend, reagon Petkoviq
Konjufca u drejtohet deputetëve të Listës Serbe: Shkoni i rrini gatitu shefit tuaj kriminelit Radoiçiq, e keni guxim të vini në Kuvendin e Kosovës turp të keni kërkoj që ta lironi këtë sallë

Gjithashtu lexoni:

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Kosova News 05/12/2024 05/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut
18:32 -04/08/2026
Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
16:37 -04/08/2026
Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur
16:14 -04/08/2026
Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë
15:50 -04/08/2026
Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
13:28 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?