Një burrë nga Fushë-Kosova është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, mirëpo i dyshuari është liruar më pas në procedurë të rregullt.
Sipas Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur më 23 tetor 2022 dhe lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit.
“Është arrestuar i dyshuari nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, viktimës. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit” – u tha në raportin 24 orësh policor.
Policia ka thënë se ky i fundit ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të shkoj në procedurë të rregullt.
Tutje u tha se rasti është iniciuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”.


