KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ushtrimi ushtarak i organizuar nga NATO në Kosovë, Kurti: Siç ka thënë Skënderbeu, bashkimi bën fuqinë
Politikë

Ushtrimi ushtarak i organizuar nga NATO në Kosovë, Kurti: Siç ka thënë Skënderbeu, bashkimi bën fuqinë

Kosova News
Kosova News 12:47 -21/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e  tij, tha se “Defender Erupe 2023” është ngjarja më e madhe ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë.

Kurti tha se Kosova është e nderuar që për herë të dytë është vend nikoqir i ushtrimit që shtrihet nga zona e Mesdheut e deri në kufijtë lindor.

“Mbi 1 mijë e 300 ushtarakë do të ekzekutojnë detyra në krah të 24 mijë ushtarakëve të forcave të armatosura të 25 vendeve të NATO-s dhe atyre partnere të SHBA-së”, tha kryeministri Kurti.

Ai u shpreh se FSK në këtë ushtrim, radhitet e katërta në mesin e 25 ushtrive pjesëmarrëse sa i përket numrit të personelit të angazhuar.

Kurti tha se kjo është dëshmi e vullnetit për ndërtim të kapaciteteve të mbrojtjes dhe përkushtimit të palëkundur për të qenë pjesë e sistemit të përbashkët të mbrojtjes së vendeve që përqafojnë e përfaqësojnë vlerat demokratike.

“Sot në sheshin që mban emrin e heroit kombëtar ‘Skenderbeu’, po shënojmë fillimin e ushtrimit të udhëhequr nga aleatët tanë SHBA. Pa dyshim që ‘Defender Europe ’23’, është ngjarja më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë. Kosova është e nderuar që për herë të dytë po e zhvillon këtë stërvitje. Forca e Sigurisë së Kosovës në këtë ushtrim radhitet e katërta në mesin e 23 ushtrive të angazhuara në këtë stërvitje. Siguria e kontinentit është interesi jetik i yni, që beson në atë që e don, në paqen dhe sigurinë”, tha Kurti.

Ai tha se siguria e Evropës është interes jetik i Kosovës.

Presidentja Osmani: Lufta jonë ishte për liri, kjo është e vërteta e vetme -“Defender Europe ’23” simbol për ta ruajtur paqen që po sfidohet për çdo ditë

Kryeministri rikujtoi se “Defender Europe 2021” ishte më pak se një vit para se Rusia të shpërfaqte në mënyrën më agresive e brutale të synimeve të saj të vjetra për të t’u shtrirë dhunshëm në thellësi të Evropës.

“Defender Europe 2023’ po zhvillohet në realitet të tensionuar, 15 muaj pas invazionit rus në Ukrainë”, tha Kurti.

Sidoqoftë, kryeministri tha se edhe motoja “bashkë më të fortë” është vetëm një variacion i thënies së famshme të Skënderbeut se “Bashkimi bën fuqinë”.

Duke iu dëshiruar suksese, Kryeministri siguroi ushtarakët se do të vazhdojnë ta kenë mbështetjen e qeverisë dhe shtetit në ngritje dhe zhvillim profesional.

LIVE – VIDEO/ Nisi ceremonia e ushtrimit “Defender Europe 23” në Prishtinë, e organizuar nga NATO

Gjithashtu lexoni:

Inspektorati i Punës reagon sërish pas tragjedisë në Prishtinë: Hetimet po zhvillohen me prioritet të lartë

Vazhdojnë gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut, dyshohet për mbetje mortore të 23 personave të zhdukur

Në orën 13:00 seanca për caktimin e paraburgimit ndaj dy të arrestuarve në rastin e “Grupit të Intelektualëve të Mitrovicës”

Prokuroria Speciale pritet të kërkojë paraburgim për dy të dyshuarit pas zbulimit të varrezës masive në Zubin-Potok

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kosova News 21/05/2023 21/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Gjetja e varrit masiv në Zubin-Potok, reagon Haxhiu: Ky proces do ta ketë përkrahjen time të plotë
14:33 -29/07/2026
Inspektorati i Punës reagon sërish pas tragjedisë në Prishtinë: Hetimet po zhvillohen me prioritet të lartë
13:56 -29/07/2026
Gërvalla viziton Kalludrën, përcjell nga afër gërmimet për varrezën e dyshuar masive
13:37 -29/07/2026
Komuna e Shtimes mbyll përkohësisht parkingu para objektit komunal
13:07 -29/07/2026
Vazhdojnë gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut, dyshohet për mbetje mortore të 23 personave të zhdukur
12:41 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?