Më pak se një orë ka mbetur nga betimi i kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Forca policore, patrulla të rregullta të tyre, por edhe përfaqësues të KFOR-it dhe Eulex-it po qëndrojnë pranë objektit të komunës në veri të Mitrovicës, në prag të seancës solemne, e cila pritet të mbahet sot ku do të betohet kryetari i ri i kësaj komune.
Edhe përgjatë rrugës nga komuna drejt urës kryesore dhe në drejtim të udhëkryqit tek “Lagjja e boshnjakëve”, pastaj rruga drejt “Tre rrokaqiejve” vërehet prezencë e shtuar e pjesëtarëve të policisë, ndërsa edhe automjetet e parkuara tek rrethrrotullimi pranë urës po largohen.
Aktualisht situata e sigurisë në këtë pjesë është e qetë.
Atiq u zgjodh kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ku procesin e kanë bojkotuar popullsia shumicë e qytetit e nacionalitetit serb.
Mbrëmë dhe sot, shtetet e QUINT-it kanë bërë thirrje të shmangen tensionet në pjesën veriore, teksa kanë theksuar se mandati i kryetarëve të rinj të komunave veriore është afatshkurtër.