KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AVONET e bën përgjegjëse Gjykatën e Ferizajt për vrasjen e gruas shtatzënë
Siguri

AVONET e bën përgjegjëse Gjykatën e Ferizajt për vrasjen e gruas shtatzënë

Kosova News
Kosova News 14:26 -01/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare, AVONET, po kërkon nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të marrë masa urgjente ndaj Gjykatës Themelore të Ferizajt dhe gjykatësit të çështjes për neglizhencë, mosprofesionalizëm dhe mosefikasitet.

Të njëjtit, po ashtu po kërkojnë nga Faik Hoti, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë të marrë masa urgjente ndaj stacionit Policor në Lipjan, për mosofrimin e sigurisë së të ndjerës.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga AVONET.

“Duke qenë në dijeni Gjykata Themelore e Ferizajt se i njëjti ishte recidivist i veprave penale, gjykatësi, ka neglizhuar dhe ka vënë në rrezik jetën e tashmë viktimës, duke marr parasysh se ky gjykatës të njëjtin e ka dënuar me dënim me gjobë për armëmbajtje pa leje, duke pasur parasysh rrethanat dhe dashjen e kryesit të veprës penale”, thuhet në reagimin e AVONET.

Sipas AVONET, Gjykata Themelore e Ferizajt ka treguar mungesë profesionalizmi çka bëri që tash S.H të kryente veprën penale të vrasjes me paramendim, duke pasur mundësi që të endet i lirë përkundër denoncimeve të vazhdueshme nga e ndjera.

“Në këtë rast ka dështuar edhe Policia e Kosovës, e cila është përgjegjëse për  sigurinë e viktimave të dhunës në familje dhe zbatimin të urdhërove për mbrojtje”, thuhet në këtë komunikatë.

Po ashtu, aty thuhet se Institucionet e Republikës së Kosovës deri më tani nuk kanë marrë asnjë veprim për mbështetjen e Qendrave për Punë Sociale, si në aspektin logjistik dhe profesional, shumica e QPS-së nuk kanë automjete të tyre dhe mungesë stafi e hapësirave dhe fondeve emergjente.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Ferizajt ka reaguar duke thënë se kompetente për zbatimin e urdhrit mbrojtës ka qenë Policia.

KMDLNJ ka konstatuar se vrasja e gruas shtatzënë ndodhi shkaku i  dështimit të mekanizmave mbrojtës të shtetit

Vrasja e shtatzënës ka nxitur reagime të shumta, ku krerët e shtetit kërkuan që organet e drejtësisë të kapin autorin e krimit sa më shpejtë dhe të njëjtit t’i jepet dënim meritor.

Në anën tjetër, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas takimit të grupit të ngushtë ndërministror, ka paralajmëruar dorëheqje e shkarkime, ndërsa theksoi se sikur prokuroria të ishte në krye të detyrës, vrasja e së mërkurës mbrëma mund të parandalohej.

Vrasja e gruas shtatzënë, ministrja Haxhiu: Prokuroria e kishte liruar në procedurë të rregullt burrin që vrau 35-vjeçaren

Gjithashtu lexoni:

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok

Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes

Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00

Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it

Policia jep detaje mbi aksidentin që i mori jetën Fatjon Bunjakut

Kosova News 01/12/2022 01/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?