KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati që po e mbron Millan Radoiçiqin, dikur kishte punuar gjyqtar në Pejë dhe dënuar zyrtarët e NATO-s për bombardimet
Politikë

Avokati që po e mbron Millan Radoiçiqin, dikur kishte punuar gjyqtar në Pejë dhe dënuar zyrtarët e NATO-s për bombardimet

Kosova News
Kosova News 15:40 -29/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në emër të njeriut që organizoi sulmin terrorist në Banjskë, Millan Radoiçiq, para publikut doli avokati i tij, Goran Petronijeviq, i njohur për publikun e gjerë si mbrojtësi i Radovan Karaxhiqit dhe Veselin Slivançanin në Gjykatën e Hagës.

Petronijeviq lexoi deklaratën e Radoiçiqit, në të cilën ai pranoi se kishte organizuar sulmin terrorist në Banjskë dhe se nuk ishte i ndihmuar nga autoritetet në Beograd.

Krimineli Radoiçiq përmes një letre që lexoi avokati pranon pjesëmarrjen në sulmin terrorist në Banjskë

Goran Petronijeviq është avokat i njohur në Serbi me origjinë nga komuna e Medvegjës. Punën si avokat e filloi në vitin 2001, pasi ishte gjyqtar për më shumë se një dekadë, raporton N1.

Nga posti i zëvendësit të Gjykatës së Qarkut në Beograd, ai u dërgua në Pejë, ku ishte gjyqtar i Gjykatës së Qarkut nga viti 1998 deri në qershor të vitit 1999.

Ai kishte detyrë të veçantë në Kosovë, si gjykatës hetues special i Ministrisë së Drejtësisë së RFJ-së ka pasur për detyrë të hetonte krimet e luftës në Kosovë.

Si gjyqtar, ai ishte anëtar i panelit të gjyqtarëve në Serbi që në vitin 2000 dënoi zyrtarët e NATO-s për krime lufte të kryera gjatë bombardimeve të vitit 1999, shkruajnë mediat në Serbi.

Ai iu bashkua avokatisë pas ndryshimeve më 5 tetor, pra në vitin 2001. Klientët e tij më të famshëm ishin ish-shefi i Sigurimit Shtetëror, Rade Markoviq, ish-shefi i Sigurimit Ushtarak, Aco Tomiq dhe në Hagë, ai përfaqësonte Veselin Sljivançanin dhe Radovan Karadxhiqin. Ai ishte mbrojtësi i këngëtares, Svetlana Raznatoviq (Ceca), por edhe pjesëtarëve të klanit Zemun.

Në disa raste, Petronijeviq ka tronditur opinionin me deklaratat e tij, duke paraqitur detaje nga disa nga rastet që ka trajtuar.

Kështu, në vitin 2019, ai tronditi me deklaratën se Dushan Spasojeviq (i njohur me nofkën ‘shiptar’) dhe Mile Lukoviq (Kum), krerët e klanit Zemun, të cilët u gjetën të vdekur në Meljak më 27 mars të vitit 2003.

Ai shpjegoi se e di këtë sepse e ka kryer hetimin dhe e ka mbrojtur Sasha Pejakoviq (Pele), një nga të dënuarit në gjyqin për vrasjen e kryeministrit Zoran Gjinxhiq.

Sipas të dhënave avokati është bashkëfshatar i Dushan Spasojeviq, i cili ka qenë kreu i klanit të Zemunit.

Po ashtu, Petronijeviq është themelues i Lëvizjes për Serbinë, shtëpisë mediatike “Russian Express” dhe organizatës joqeveritare Qendra për rivendosjen e së drejtës ndërkombëtare.

Ministri Sveçla publikon pamje nga bastisja e vilës së Radoiçiqit, e krahason atë me Pablo Escobarin (VIDEO)

Gjithashtu lexoni:

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore

Kosova News 29/09/2023 29/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut
18:32 -04/08/2026
Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
16:37 -04/08/2026
Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur
16:14 -04/08/2026
Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë
15:50 -04/08/2026
Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
13:28 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?