KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati i të akuzuarit për masakrën e Izbicës: Nuk e mohojmë që është kryer një krim
Siguri

Avokati i të akuzuarit për masakrën e Izbicës: Nuk e mohojmë që është kryer një krim

Kosova News
Kosova News 20:18 -09/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykimi i Muhamet Alidemajt, i akuzuar për masakrën në Izbicë më 28.03.1999, të kryer nga forcat serbe, ka prekur fundin.

Në seancën e datës 09.07.2024, në gjykimin ndaj Alidemajt, i cili akuzohet se ishte pjesë e forcave serbe që kryen këtë masakër, dhanë fjalët përfundimtare prokurori Ilir Morina, mbrojtja e të akuzuarit, të dëmtuarit prezentë si dhe vetë i akuzuari.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Alidemaj akuzohet se më 28.03.1999 së bashku me forcat ushtarake dhe policore serbe kishin zbritur nga mali për t’u nisur në drejtim të fshatit Izbicë, e me të arritur në fshat kishin shkuar në shtëpinë e të dëmtuarës Xh. O., të cilës ia kishin marrë 1,000 marka gjermane e më pas i kishin vënë flakën pasurisë së saj. Nën kërcënim të armës, sipas dosjes, forcat serbe e kanë detyruar atë t’i prijë gjatë kontrollit të shtëpisë së saj.

Në seancën e sotme, prokurori Morina tha se masakra e Izbicës është një fakt notor, e të cilin nuk e konteston askush, e me provat e administruara në këtë shqyrtim gjyqësor është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

“Prokuroria ka ardhur në përfundimin se vepra penale është kryer dhe i pandehuri është kryes i saj. Kjo dëshmohet nga deklaratat e dëshmitarëve, raportet policore, procesverbalet për identifikimin e të pandehurit. Provat e siguruara gjatë hetimit vërtetojnë se [i akuzuari] ishte pjesëmarrës në ekzekutimin e planit kriminal”, u shpreh prokurori në seancën e datës 09.07.2024.

Ai shtoi se janë 3 dëshmitarët Islam Dani, Xhemile Osmani dhe Shukrie Osmani, të cilët gjatë këtij shqyrtimi kishin deklaruar se kishin parë të akuzuarin në Izbicë në ditën kritike si dhe para kësaj dite.

Në këtë masakër, dosja thotë se ishin ekzekutuar me armë automatike 130 persona, prej të cilëve ishin identifikuar 114, emrat e të cilëve i janë bashkangjitur si shtojcë fjalës përfundimtare të prokurorit.

Prokuroria Speciale në fjalën përfundimtare u tërhoq nga dispozitivi i dytë i aktakuzës, i cili akuzonte Alidemajn për zhvarrosjen e trupave me ekskavator, pasi që sipas Prokurorisë nuk është arritur të vërtetohet gjatë shqyrtimit gjyqësor se i akuzuari e ka kryer zhvarrosjen e trupave.

Prokuroria mbeti pranë aktakuzës së saj me pikën 1 që ka të bëjë me vrasjet dhe pikën 3 që ka të bëjë me trajtimin çnjerëzor, cenimin e integritetit trupor dhe të shëndetit, zhvendosjes, grabitjes dhe shkatërrimit të pasurisë së popullatës civile.

Prokuroria gjithashtu, në fjalën përfundimtare, kërkoi nga Gjykata të mos ia fal besimin dëshmitarëve të mbrojtjes, përfshirë edhe dëshminë e motrës së të akuzuarit Sherije Ademi-Alidemaj.

Sipas prokurorit, dëshmitarët e mbrojtjes ishin subjektivë dhe të anshëm.

“Deklaratave të këtyre dëshmitarëve nuk duhet t’u falet besimi. Qartazi shfaqën anshmërinë e tyre duke u përpjekur të krijojnë alibinë e tyre.  Janë subjektivë dhe si të tilla nuk duhet t’u falet besimi”, tha prokurori.

Të gjithë të dëmtuarit prezentë në sallën e gjykimit dhe mbrojtja e viktimave e mbështetën fjalën e prokurorit special, si dhe të dëmtuarit bënë kërkesën e tyre për kompensim dëmi.

Se masakra e Izbicës ka ndodhur e janë vrarë civilë të pafajshëm nuk e mohoi as avokati i të akuzuarit Alidemaj, Millosh Delloviq.

Por, ai para Gjykatës tha se provat e Prokurorisë nuk e lidhin të akuzuarin me këtë masakër.

“Dëshiroj ta përsëris se ne nuk e mohojmë se është kryer ky krim, se janë vrarë civilë të pafajshëm, por e mohojmë pretendimin se ka marrë pjesë Muhamet Alidemaj, dhe në atë pjesë këtë akuzë e kundërshtojmë në tërësi. Nuk dëshirojmë ta zhvlerësojmë ose minimizojmë peshën e kësaj vepre ose ta vëmë në dyshim këtë krim. Aktakuza përveç dëshmitarëve bazohet edhe në prova materiale, përfshirë raporte të policisë dhe autopsisë e video-incizime. Asnjëra nga këto prova nuk lidhet me Muhamet Alidemajn“, u shpreh avokati para Gjykatës në fjalën e tij përfundimtare.

Mbrojtja shtoi se Prokuroria nuk i ka kushtuar rëndësi hetimeve 20-vjeçare para arrestimit të klientit të tyre, dhe se sipas tyre, askush nga dëshmitarët nuk e kishte përmendur të akuzuarin deri pas arrestimit të tij.

“Prokuroria Speciale nuk i ka kushtuar rëndësi hetimit 20-vjeçar – hetimi para arrestimit të Alidemajt. Askush nuk e ka përmendur Alidemajn, deri në ditën e sotme, prokurori special nuk e ka shpjeguar se si është e mundur kjo, pas dëgjimit të shumë dëshmitarëve, dhe gjykimet në Hagë askush nuk e ka përmendur këtë njeri“,  u shpreh avokati mbrojtës Delloviq.

Vetë i akuzuari Alidemaj para gjykatës u shpreh se është i pafajshëm, siç tha ai “jo 100%, por 1000%”, dhe për kohën kritike, ai tha se nuk kishte qenë në Kosovë që nga shtatori i vitit 1998 e deri në vitin 2021.

I akuzuari, me nacionalitet shqiptar e shtetas i Serbisë, edhe në seancën e datës 18.06.2024 kishte deklaruar se në kohën e luftës nuk kishte qenë në Kosovë.

Në seancën e administrimit të provave prokurori special Ilir Morina kishte thënë se ka një DVD e cila paraqet një video-incizim të gjendjes së viktimave dhe momentit të varrosjes së tyre pas vrasjes, si dhe një CD ku gjenden 227 fotografi të gjendjes të viktimave ditën kur janë vrarë apo janë gjetur nga fshatarët.

“Kemi paraqitur një DVD e cila përmban një video-incizim të gjendjes së viktimave dhe momentit të varrosjes së tyre pas vrasjes, e cila është e datës 1 prill 1999 dhe 9 prill 1999. Po ashtu e kemi paraqitur edhe një CD në të cilën gjenden 227 fotografi të gjendjes të viktimave ditën kur janë vrarë apo janë gjetur nga fshatarët dhe pastaj janë varrosur’’ – kishte thënë prokurori Morina gjatë administrimit të provave.

Pas administrimit të provave nga ana e prokurorit Morina dhe administrimit të provave nga ana e mbrojtësit të të akuzuarit Alidemaj, avokatit Millosh Delloviq, seanca kishte vazhduar me mbrojtjen e të akuzuarit për masakrën e Izbicës.

Kjo çështje penale po gjykohet nga trupi gjykues i përbërë nga Vesel Ismajli – kryetar dhe anëtarët Kushtrim Shyti dhe Violeta Namani.

Çka thotë dosja e Prokurorisë?

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, i akuzuari Muhamet Alidemaj ka kryer veprën penale – krime kundër popullatës civile në Kosovë gjatë kohës së luftës.

I njëjti sipas aktakuzës më 28 mars 1999 së bashku me forcat ushtarake dhe policore serbe kishin zbritur nga mali për t’u nisur në drejtim të fshatit Izbicë, me të arritur në fshat të njëjtit shkuan në shtëpinë e të dëmtuarës Xh. O., ku nga kjo e fundit morën shumën prej 1,000 marka gjermane e më pas i vunë flakën pasurisë së të dëmtuarës. Nën kërcënim të armës të njëjtën e kanë detyruar që t’i prijë gjatë kontrollit të shtëpisë së saj.

Tutje dosja thotë se Alidemaj së bashku me ushtrinë dhe policinë serbe shkojnë te livadhi ku ishin të grumbulluar popullsia civile, duke përdorur dhunë, bëjnë ndarjen e grave dhe fëmijëve nën moshën 12-vjeç e dhunshëm i detyrojnë që të shkojnë në Shqipëri.

Ndërsa burrat i ndajnë në grupe dhe bëhet ekzekutimi i tyre me armë automatike, duke vrarë rreth 130 persona, ndërsa kishin arritur që të shpëtojnë vetëm 12 civilë. /Kallxo.com/

Gjithashtu lexoni:

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë

Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Kosova News 09/07/2024 09/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
16:37 -04/08/2026
Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur
16:14 -04/08/2026
Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë
15:50 -04/08/2026
Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
13:28 -04/08/2026
Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
12:40 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?