Avokati i politikanit serb, Nikolla Sanduloviq, Michael Polak, mbrëmjen e së enjtes është ndaluar nga Policia e Serbisë dhe është marrë në pyetje.
Sipas tij, ai është ndaluar për më shumë se një orë në Aeroportin e Beogradit dhe është akuzuar se është i përfshirë në çështje të brendshme serbe.
Po ashtu, i është ndaluar kthimi në Serbi.
Polak ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me këtë rast dhe ka kërkuar reagim ndërkombëtar.
Ai këtë të premte ka bërë të ditur se ka pasuar një ditë produktive në Serbi me njerëz të guximshëm që refuzojnë t’i nënshtrohen regjimit autokratik.
“Një ditë produktive në Serbi me disa njerëz të guximshëm që refuzojnë të ndjekin vijën e regjimit autokratik, i cili beson se mund t’i tërheqë njerëzit nga shtëpitë e tyre dhe t’i torturojë ata pa u ndëshkuar. Pas kësaj, unë u mbajta për më shumë se një orë në aeroportin e Beogradit dhe më pas u akuzova se isha i përfshirë në çështjet e brendshme serbe dhe më ndaluan të kthehesha në Serbi”, ka shkruar ai në X.
Në postimin e tij në platformën X, ai ka theksuar se tortura nuk është kurrë çështje e brendshme për asnjë shtet.
“Tortura nuk është kurrë një çështje e brendshme e asnjë shteti. Mendimet e mia janë me ata që duhet të përballen çdo ditë me këtë lloj sjelljeje si dhe me sulme të rënda fizike”, ka shkruar tutje Polak në platformën X.
A productive day in Serbia with some brave people who refuse to toe the line to the autocratic regime which believes it can pull people from their homes and torture them with impunity.
— Michael Polak (@MichaelPolakLaw) February 1, 2024
Following this, I was detained for over an hour at Belgrade Airport and then accused of being… https://t.co/2nD7vKowG6


