KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Autoriteti i Konkurrencës nis hetim ndaj katër operatorëve kabllorë për marrëveshje kartel
Lajme

Autoriteti i Konkurrencës nis hetim ndaj katër operatorëve kabllorë për marrëveshje kartel

Kosova News
Kosova News 21:06 -12/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës ka njoftuar opinionin publik se me date 08.08.2024 ka nisur një hetim të thelluar lidhur me dyshimin e bazuar për arritjen e marrëveshjes së ndaluar/kartel për fiksimin e çmimeve dhe ndarjen e tregjeve në sektorin e telekomunikacioneve nga disa operatorë me ndikim në treg. Konkluzioni për hetim të thelluar përfshin kompanitë: Artmotion sh.p.k; Kujtesa Net sh.p.k; Telkos l.l.c; dhe ISP Broadcast sh.p.k.

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet ndaj Art Motion, Kujtesës, Telkos, dhe ISP, për kurdisje të çmimeve në treg

Në njoftimin për media thuhet se Autoriteti i Konkurrencës, në përputhje me mandatin e tij dhe ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, për të mbrojtur dhe promovuar konkurrencën e drejtë dhe të lirë, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në shqyrtimin paraprak të këtij rasti. Gjatë shqyrtimit janë grumbulluar dëshmi të konsiderueshme që tregojnë se këto kompani kanë krijuar një system për të fiksuar çmimet, për të ndarë tregun dhe për të kufizuar opsionet e disponueshme për konsumatorët.

Këto veprime jo vetëm që rrisin çmimet për konsumatorët, por gjithashtu krijojnë një mjedis të padrejtë për bizneset e tjera që operojnë në të njëjtin sektor, duke zvogëluar konkurrencën dhe duke shtrembëruar tregun. Ky hetim synon të sigurojë se çdo veprim i tillë që dëmton konkurrencën do të trajtohet sipas ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Autoriteti i Konkurrencës do të përdorë të gjitha mjetet e tij ligjore dhe hetimore për të siguruar që tregu i telekomunikimeve të funksionojë në përputhje me parimet e konkurrencës së lirë dhe të ndershme.

Autoriteti i Konkurrencës mbetet i përkushtuar të vazhdojë punën e tij në mënyrë të pavarur dhe transparente, duke u siguruar që çdo vendim të merret mbi bazën e provave të siguruara dhe sipas ligjeve në fuqi.

Autoriteti i Konkurrencës është i angazhuar që të mbrojë konkurrencën në Republikën e Kosovës dhe të sigurojë që të gjithë operatorët të respektojnë ligjet dhe rregullat e vendosura. Ne do të vazhdojmë të informojmë publikun dhe palët e interesuara për zhvillimet e mëtejshme të këtij hetimi përmes komunikimeve zyrtare.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Rritja ekonomike, në shërbim të progresit demokratik dhe mirëqenies sociale

Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan

Rreth 700 ankesa të qytetarëve ndaj policisë gjatë vitit 2024 për keqtrajtime e vepra të tjera

Gjykata cakton një muaj paraburgim për pesë policët në rastin e Agon Zejnullahut

PDK-ja zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit

Kosova News 12/08/2024 12/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
broken clouds
15° _ 15°
83%
8 km/h
Wed
16 °C
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Rritja ekonomike, në shërbim të progresit demokratik dhe mirëqenies sociale
19:01 -09/07/2025
Kosova largohet nga lista e vendeve në konflikt, BQK-ja e mirëpret vendimin
18:57 -09/07/2025
Ancelotti dënohet me një vit burg
18:23 -09/07/2025
Mbahet ceremonia hapëse e Kampionatit Evropian të Esports i cili po organizohet në Kosovë
18:12 -09/07/2025
Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan
18:02 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?