KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Autorët të maskuar qëlluan me kallashnikov nga BMW-ja, detaje nga atentati në Vlorë
Rajon

Autorët të maskuar qëlluan me kallashnikov nga BMW-ja, detaje nga atentati në Vlorë

Kosova News
Kosova News 11:28 -19/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

“Në momentin e sulmit, autorët kanë qenë të maskuar, teksa automjeti i tyre tip “BMW” dyshohet të ketë pasur xhama të zinj”.

Janë këto detajet e fundit të raportuara nga gazetarja e “Euronews Albania”, Ebrieta Maçaj në lidhje me atentatin e ndodhur mëngjesin e së enjtes në Panaja të Vlorës, ku mbetën të vdekur Shpati Lena dhe Hakim Xhezo.

Dëshmitarët okularë në vendngjarje, të cilët kanë parë largimin e autorëve tregojnë se kanë qenë tre persona të përfshirë në sulm.

Shoferi, pasagjeri në vendin e parë të makinës që ka goditur dhe pasagjeri i pasëm, i cili ka qenë personi i dytë që ka shtënë me armën e llojit kallashnikov.

Në zonën ku ndodhi atentati mungojnë kamerat e sigurisë, çka e bën edhe më të vështirë identifikimin e autorëve.

Në lidhje me këtë atentat, janë shoqëruar në polici 15 persona, ku kanë dëshmuar, miq, familjarë të viktimave dhe dëshmitarë okularë.

Dyshohet se atentati i djeshëm ka ndodhur për motive hasmërie, për shkak të një vrasjeje të ndodhur 3 vjet më parë në Vlorë ku mbeti i vrarë biznesmeni Arben Beqiraj, i cili zotëronte një plazh privat.

Një konflikt i nisur për motive të dobëta, ka përfunduar në përdorimin e armëve, më 5 gusht të vitit 2019.

Më pas, në takimin e dytë për sqarimin e këtij sherri, që kishte nisur për një kalë që kishte kaluar në këtë plazh privat, ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit, ku mbeti i vdekur Beqiraj dhe u plagos djali i tij bashkë me një të afërm të tyre./euron/

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 19/08/2022 19/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?