KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut
Botë

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut

Kosova News
Kosova News 22:47 -20/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të premten përsëri shqetësimin për përshkallëzimin e situatës mes Izraelit dhe Hezbollahut, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij izraelit, Yoav Gallant.

Kjo ishte biseda e gjashtë telefonike mes tyre gjatë kësaj jave dhe Austin bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të krizës.

Izraeli njoftoi të premten se e ka vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut dhe figura të tjera të rëndësishme të grupit militant libanez gjatë një sulmi ajror në Bejrut.

Ky sulm ndodhi pas sulmeve dyditore ndaj këtij grupi, të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, gjatë të cilave pajisjet e komunikimit të anëtarëve të grupit, pejxherët dhe radiolidhjet, shpërthyen duke vrarë 37 persona dhe plagosur mijëra të tjerë.

Këto sulme besohet se janë kryer nga Izraeli, i cili as nuk e ka pranuar e as mohuar përfshirjen.

Pentagoni tha në një komunikatë se Austini ia përsëriti Gallantit “shqetësimin e tij për përshkallëzimin aktual të shkëmbimit të sulmeve midis Izraelit dhe Hezbollahut”.

Më herët të premten, Gallant shkroi në X: “Veprimet në fazën e re do të vazhdojë derisa të arrihet qëllimi ynë: kthimi i sigurt i banorëve të veriut [të Izraelit] në shtëpitë e tyre.”

Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar nga të dyja anët e kufirit Izrael-Liban prej se Hezbollahu filloi të hedhë raketa drejt Izraelit më 8 tetor, në mbështetje të palestinezëve në Gaza, ku Izraeli është duke e luftuar Hamasin – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.

Më herët të premten, Hezbollah e goditi veriun e Izraelit me 140 raketa, një ditë pasi lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u zotua për hakmarrje ndaj Izraelit për shpërthimet vdekjeprurëse të pajisjeve të telekomunikimit në Liban këtë javë.

Hezbollahu edhe Izraeli kanë këmbyer zjarr pothuajse çdo ditë prej 8 tetorit, një ditë pasi nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Megjithatë, sulmi raketor i së premtes ishte më i madh se zakonisht.

Nasrallah u zotua të enjten për vazhdimin e sulmeve të përditshme ndaj Izraelit, pavarësisht sulmit vdekjeprurës të kësaj jave në pajisjet e komunikimit të anëtarëve të saj.

Gjithashtu lexoni:

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Tragjedi në Ugandë: Aksidentohet autobusi, humbin jetën mbi 20 nxënës

Kosova News 20/09/2024 20/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik
23:05 -20/07/2026
Kurti: Gazetari Behlul Jashari i shërbeu së vërtetës
22:43 -20/07/2026
Dëmët në bujqësi nga breshëri, ministri Muja nesër e viziton Istogun
22:40 -20/07/2026
Komunat e Kosovës, në qendër të tranzicionit energjetik dhe klimatik
20:59 -20/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë
19:35 -20/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?