KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Auditori: Prishtina ka dështuar në menaxhimin e mbeturinave
Lajme

Auditori: Prishtina ka dështuar në menaxhimin e mbeturinave

Kosova News
Kosova News 14:46 -18/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka deklaruar se Komuna e Prishtinës nuk ka arritur të jetë as efikase dhe as efektive në grumbullimin e mbeturinave, ndërsa një nga gjetjet më shqetësuese të auditimit ka qenë dështimi i pothuajse të gjitha hallkave të mbikëqyrjes institucionale. 

Në konferencën për media ku u shpalos Plani Vjetor Auditues 2025/26, Spanca tha se Zyra Kombëtare e Auditimit ka kryer auditim të performancës për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet, për shkak të interesit publik dhe situatës së krijuar në Prishtinë. 

Spanca tha se bordi i KRM “Pastrimi” nuk ka ushtruar mbikëqyrje efektive ndaj kompanisë dhe nuk është marrë me problemet kryesore të mbeturinave në qytet. 

“Rezultatet e auditimit kanë treguar se Komuna nuk ka arritur të jetë efikase as efektive në grumbullimin e mbeturinave gjatë viteve të fundit. Një nga gjetjet më shqetësuese të raportit është dështimi i pothuajse të gjitha hallkave të mbikëqyrjes institucionale. Ky proces kishte dështuar të realizohej pothuajse në të gjitha nivelet nga të gjitha palët”, ka thënë ajo.

- Reklamë -

Ajo shtoi se numri i kamionëve aktivë për mbledhjen e mbeturinave ka rënë vazhdimisht dhe se kompania nuk ka realizuar planet investive për zëvendësimin e tyre. 

Sipas saj, edhe kamionët e rinj të blerë nga Komuna janë dorëzuar me vonesa dhe nuk janë vënë menjëherë në funksion. 

Spanca deklaroi se qindra kontejnerë të blerë nga Komuna kanë mbetur të papërdorur, ndërsa shumë të tjerë janë dëmtuar për shkak të mungesës së njohurive të stafit.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë

U përfshi disa herë nga zjarri, Ministria e Drejtësisë ndan mjetet për renovimin e IML-së

Kurti: Jemi në dispozicion të plotë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë

Kosova News 18/05/2026 18/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit
20:01 -04/06/2026
FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani
19:24 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?