Adminmistrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se do të vazhdojnë aktivitetet e Departamentit për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve.
Në këtë rast janë zhvilluar procedurat e konfiskimit të pasurisë tek 12 subjekte me obligim 1,066,266 Euro. Bazuar në kornizat ligjore që përcaktojnë përgjegjësitë e këtij departamenti, është arritur të inkasohen borxhe në vlerë prej 417,163 Euro.
Vlen të theksohet se përveç vlerës së paguar, pjesa tjetër e borxheve të këtyre bizneseve pritet të inkasohet bazuar në marrëveshjet e reja të lidhura për pagesën e obligimeve tatimore me këste, si dhe marrëveshjeve të riprogramuara për bizneset, të cilat nuk u janë përmbajtur marrëveshjeve paraprake.
Aktivitetet lidhur me trajtimin e borxheve do të ketë në vazhdimësi, me qëllim të zvogëlimit të stokut të borxheve, por edhe mos lejimin e vjetërsimit të tyre.


