Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK) ka arritur objektivin e saj të vitit 2024 duke digjitalizuar një milion dokumente. Ky proces, që filloi me nënshkrimin e kontratës, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të infrastrukturës teknologjike dhe profesionale në fushën e arkivave.
ASHAK planifikon të vazhdojë digjitalizimin jo vetëm të materialeve arkivorë në letër, audio dhe video, por edhe të krijimit të sistemeve efektive për shfrytëzimin e këtyre materialeve nga qytetarët. Ky orientim strategjik është thelbësor për të ruajtur dhe menaxhuar materialet arkivorë me standarde të larta, si një pasuri e rëndësishme kulturore dhe historike.
“Deri në fund të vitit 2024, pavarësisht përmbushjes së planit tashmë, ne synojmë që deri në fund të vitit të arrijmë afër 2 milionë të digjitalizuara”, thuhet në njoftim.


