KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Asfaltohen rrugët në veri të Mitrovicës
Lajme

Asfaltohen rrugët në veri të Mitrovicës

Kosova News
Kosova News 21:54 -08/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në pjesën veriore e Mitrovicës, në fshatrat që jetojnë shqiptarët, deri vonë rrugët kanë qenë të paasfaltuara dhe qarkullimi i tyre në pjesën jugore bëhej me vështirësi, sidomos në kohën kur kishte barrikada.

Por, së fundmi Qeveria e Kosovës ka nisur investimet në infrastrukturë ku është asfaltuar një rrugë në fshatin Bistricë e cila lidh drejtpërdrejt banorët e veriut me pjesën jugore të qytetit.

Kjo pjesë e veriut të Kosovës, lidhë tre fshatra të banuara më popullsi shqiptare, përkatësisht fshatrat Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë, raporton RTK.

Banorët e kësaj ane përtej sfidave të vazhdueshme të sigurisë kishin edhe problem infrastrukturor, sidomos gjatë udhëtimit për në pjesën tjetër të qytetit të Mitrovicës.

Së fundmi, Ministria e Infrastrukturës ka vazhduar punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Bistricë.

Banorët e kanë mirëpritur këtë investim dhe thonë se nuk kanë më vështirësi në lëvizje.

”Vështirësi nuk ka më për qarkullim, është lehtësuar edhe jetesa në këto tri fshatra”, thotë Lulëzim Hetemi, banor.

Ani pse fshat i banuar me pak banorë, asfaltimi i rrugës ka nisur të rikthej interesimin e atyre që janë shpërngulur, madje dikush ka nisur edhe punimet në bujqësi.

“Është privilegj dhe një kënaqësi për neve që jemi banorë të këtij fshati. Tani mund të kthehen edhe ata që janë larguar, por edhe të na vizitojnë kohë pas kohe“, tha Sokol Haliti, banor.

Vite më parë dhe në kohën e barrikadave këta banorë janë detyruar të ecnin me kilometra në këmbë për t`u furnizuar me ushqim, e duke shfrytëzuar rrugët alternative. Tashmë kjo rrugë i lidhë direkt me qytetin e Mitrovicës.

Gjithashtu lexoni:

Izraeli nis sulmin ndaj Iranit

Hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Festival”

Kamberi: Çlirimi i Kosovës ishte shpëtim i popullit

Emigrantët që do të sillen në Kosovë planifikohet të paguhen 120 euro në muaj

“Analfabetë akademikë” – Bislimi shpërthen ndaj LDK-së: Ne jemi legjitimë, ju jeni bllokues

Kosova News 08/01/2023 08/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
72%
1 km/h
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
29 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli nis sulmin ndaj Iranit
03:52 -13/06/2025
Humb jetën një 55-vjeçar në Skenderaj pas rrokullisjes me traktor
22:54 -12/06/2025
Hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Festival”
22:10 -12/06/2025
Atalanta kërkon Edon Zhegrovën
21:32 -12/06/2025
Konjufca: Opozita po e sakrifikon konstituimin e Kuvendit për shkak të një kandidati që e ka propozuar Vetëvendosje
21:29 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?