Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla ka reaguar sot pas zhvillimit të duelit sportiv në boks, e të cilën e ka subvencionuar me 50.000,00€ qeverisja e Prishtinës.
Robin (Haxhi) Krasniqi ka fituar mbrëmë meçin kryesor të boksit në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ishte një mbrëmje me plot zhvillime që përfundoi me fitoren diskutabile të Krasniqit ndaj boksierit nga Franca, Nadjib Mohammedi.
Meçi i kategorisë gjysmë të rëndë përfundoi në mënyrë diskutabile dhe për këtë pati reagime të shumta në rrjetet sociale, ku është kritikuar mënyra si ka fituar Krasniqi.
E pa kritika për këtë ngjarje nuk ka mbetur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka subvencionuar me 50 mijë euro këtë organizim.
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla ka thënë se nga gjithë ai organizim vetëm fotoja ka kushtuar 50.000,00€
“50.000,00€ (pesëdhjetë mijë euro) i ka kushtuar buxhetit të Prishtinës kjo foto. Fitorja e Robinit është identike me punën e Përparimit. Nuk ka analogji më të saktë”, ka shkruar në reagimin e tij Sveçla


