KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përplasje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Lajme

Përplasje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Kosova News
Kosova News 19:25 -20/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në punimet e sesionit të 68-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po zhvillohen në Madrid të Spanjës, Asambleja miratoi Raportin për Ballkanin Perëndimor.

Raportin e kundërshtoi udhëheqësi i delegacionit serb, duke pretenduar se raporti përmban të pavërteta për Kosovën, “ngase nuk është shtet”, si dhe duke deklaruar se “jemi duke biseduar për çështjen e statusit të Kosovës”.

Gjithashtu, duke pretenduar që bazat ushtarake ruse në Serbi janë për qëllime humanitare, se nuk ka tension të nxitur nga Serbia etj.

Pas kërkesës së tij, Asambleja ia kaloi fjalën kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Kosovës, Driton Hyseni, i cili argumentoi se pretendimet e delegacionit serb, respektivisht kryetarit të këtij delegacioni, janë të pavërteta. Ai tha se Kosova është shtet sovran, i shpallur në vitin 2008, i njohur nga 117 shtete të botës.

Për më tepër ai theksoi se pavarësia e saj është vërtetuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Sa u takon bazave ruse në Serbi, Hyseni sqaroi se nuk bëhet fjalë për baza për qëllime humanitare, por ato janë baza ushtarake, të shumta në numër, e një pjesë e madhe e tyre janë të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën. Ai tha se Serbia është duke u armatosur me armë ruse dhe kineze.

Gjithashtu Hyseni shtoi se i gjithë tensioni në veri të Kosovës është produkt i influencës dhe ndikimit që Beogradi ka te minoriteti serb që jeton në veri të Kosovës.

Pas fjalës së kryetarit të delegacionit nga Kosova, raporti u hodh në votim, dhe përpos dy abstenimeve, të gjitha votat tjera ishin pro, që do të thotë se asnjë nga deklarimet e kryesuesit të delegacionit serb nuk u morën parasysh.

Mbështetje të madhe në këto diskutime Kosovës i dha anëtarja e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Harriett Baldwin, duke bërë thirrje për njohje të realitetit në Kosovë dhe duke ftuar shtetet anëtare të NATO-s për njohje të shtetësisë së Kosovës.

Gjithashtu gjatë sesionit të djeshëm, kryetarja e delegacionit të Shqipërisë, Mimi Kodheli, njëherësh nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në diskutimin e saj të zhvilluar në Komisionin Politik të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, iu drejtua ministrit për Punë të Jashtme, Evropë dhe Bashkëpunim të Spanjës, Albares, me kërkesën e Shqipërisë për të adresuar çështjen e Kosovës nën një perspektivë të re nisur nga marrëdhëniet e bashkëpunimit të hershëm që kanë karakterizuar Spanjën me rajonin e Ballkanit.

Në përgjigje, ministri Albaros tha se Spanja mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk do të jetë pengesë për zhvillimin e rajonit.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga Driton Hyseni, kryesues dhe Xhavit Haliti, anëtar, janë duke zhvilluar takime me delegatët pjesëmarrës dhe janë duke marrë pjesë në diskutimet, të cilat në këtë sesion janë të fokusuara në partneritetet e NATO-s, tek e ardhmja e politikës së dyerve të hapura, duke përfshirë diskutimet për pranimin e Finlandës dhe Suedisë, diskutimet për Konceptin e ri Strategjik të NATO-s, përshtatjen dhe modernizimin më të gjerë, qëndrimin me Ukrainën dhe përballjen me kërcënimin e Rusisë, e çështje të tjera me rëndësi, thuhet në një komunikatë për media të Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Vota e qytetarëve do ta nxjerrë Kosovën nga kriza

Mesazhi i Kurtit pas votimit: Uroj që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të jenë pas katër vitesh

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

Luan Aliu falënderon qytetarët për mbështetjen: Shihemi nesër pas orës 19:00 për të festuar fitoren që e ndërtuam bashkë

Kosova News 20/11/2022 20/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Policia jep detaje mbi aksidentin që i mori jetën Fatjon Bunjakut
12:05 -07/06/2026
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile
11:13 -07/06/2026
Voton Albulena Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia
11:10 -07/06/2026
Ambasadori britanik viziton KQZ-në: I takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë
11:06 -07/06/2026
Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Po ndikon te qytetarët
11:02 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?