KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkrimtari Ismail Kadare e vlerëson si ngjarje frymëzuese hapjen e Panairit të Librit në Prishtinë
Kulturë

Shkrimtari Ismail Kadare e vlerëson si ngjarje frymëzuese hapjen e Panairit të Librit në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 14:40 -06/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në prani të shkrimtarit shqiptar me nam botëror, Ismail Kadare, është hapur edicioni i 23-të i Panairit të Librit në Prishtinë.

Mesditën e së martës, kur edhe ka nisur ekspozita e librit me temën bosht “Libri triumfon”, Kadareja ka thënë se bëhet fjalë për një ngjarje frymëzuese.

“Më vjen mirë që ndodhem pranë jush në këtë ditë kaq të bukur, kaq frymëzuese, kaq të paharrueshme që është dita e librit. Çdo populli kjo i bën një nder të madh. Ne shqiptarët për fat të keq disa herë e kemi neglizhuar, por pastaj jemi kujtuar, i jemi rikthyer. Unë shpresoj që do t’i rikthehemi më mirë më fort, më bukur në të ardhmen. Ju falënderoj për këtë pritje tejet të gëzueshme tuajën”, ka thënë ai.

Të pranishëm në këtë ngjarje kanë qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, e kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kryetari i kryeqytetit edhe e ka shpallur të hapur ngjarjen.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për mendimin e tij, Ismail Kadare është shkrimtari më i madh i gjallë sot në botë. Sipas Kurtit, Panairi është një festival më vete.

“Çdo njeri që shëtit mes librave në Panair, ashtu sikurse mes rafteve të bibliotekës e ka mundësinë ta përfytyrojë aty për aty punën afatgjate të njerëzimit, krijimtarinë, dijen poliedrike të shoqërisë, përmasat e vërteta të historisë. Panairi është si një festival i librit”, ka thënë ai.

Janë rreth 80 shtande që strehojnë botimet e 103 shtëpive botuese.

Organizatorët kanë treguar se bëhet fjalë për 120-vjetorin e lindjes së Ernest Koliqit, 110-vjetorin e lindjes së Petro Markos dhe 100-vjetorin e lindjes së Jakov Xoxës. Po ashtu do të mbahen edhe mbi 40 aktivitete, promovime, nga autorë të pranishëm në panair. Do të bëhet edhe promovimi i vëllimit të fundit të ditarëve të Rexhep Qosjes, një komplet prej nëntë vëllimesh. Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40.000 vizitorë, përderisa deri të dielën kur edhe mbyllet, gjithsej do të ekspozohen 6 mijë tituj.

Hapet Panairi i Librit në Prishtinë – arrin edhe shkrimtari Ismail Kadare, pritet nga Kurti e Konjufca

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Universitetet hapin portat e dijes

Provimi i Maturës 2025 pa ndryshime në format – MASHT paralajmëron masa ndaj shkelësve

Kurti: “Hasi Jehon”, një urë që na lidh përmes zërit të folklorit shqiptar

Nagavci mbështet Panairin e Shkencës dhe Kulturës në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë

Ahmeti nënshkruan marrëveshje për mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve

Kosova News 06/06/2023 06/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
19° _ 18°
45%
12 km/h
Thu
17 °C
Fri
17 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
16 °C

Lajmet e Fundit

Mbrojtësi i viktimave kërkon të pranohen dy ekspertiza në prova materiale në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
18:14 -08/05/2025
Delegacioni nga Italia viziton Gjakovën për të shënuar 25-vjetorin e ndërtimit të Aeroportit të Gjakovës
18:08 -08/05/2025
Juventusi përforcohet në mbrojtje – blen befasisht kartonin e lojtari që ishte në huazim
18:02 -08/05/2025
KQZ nuk regjistron partinë e Goran Marinkoviq
17:58 -08/05/2025
Zhdukja e 29-vjeçarit në Klos pas shembjes së dheut, reagon sërish Ministria e Mbrojtjes
17:48 -08/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?