Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pasi sot në orët e para të mëngjesit objekti i ish- Gjimnazit të Vjetër në Ferizaj, u përfshi nga një zjarr masiv, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Çeku këtë e quan krim dhe thotë se përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë, shkruan KosovaNews.
“Kontratën për restaurimin e gjimnazit të vjetër e patën nënshkruar javën e kaluar. Dje kanë nisur punimet, ndërsa sot në orët e para të mëngjesit ia vunë flakën. Ky është krim. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”.
Ai tutje tha se Gjimnazi i vjetër “Ismail Qemali’ në Ferizaj do të restaurohet, i pëlqeu apo jo keqbërësve
“Gjimnazi i vjetër “Ismail Qemali’ në Ferizaj do të restaurohet, i pëlqeu apo jo keqbërësve. Trashëgimia jonë kulturore është më e rëndësishme se interesat tuaja të ngushta. Metodat e porositë mafioze nuk na ndalojnë”, shkroi Çeku në Facebook.


