Arsenali raportohet se ka shtuar yllin e Atalantas, Ademola Lookman në listën e tyre të prioriteve, por do të përballen me konkurrencë nga Manchester United dhe Juventusi.
Gazetari i Sky Germany, Florian Plettenberg, ka thënë se Arsenali po konsideron një ofertë për 27-vjeçarin, i cili po synon të bëjë hapin e ardhshëm këtë verë.
Sidoqoftë, Juventusi dhe Unitedi thuhet që janë po ashtu të interesuara për ish-lojtarin e Fulhamit.
Lookman ka shkuar nga një lojtar që ishte tepricë tek Leipzigu tek Atalanta ku fitoi tituj në Evropë.
🚨🔴 Arsenal have added Ademola #Lookman to their shortlist for the summer. More teams are keen on him.
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) May 3, 2025
The plan hasn’t changed: Lookman is planning to take the next step this summer. Premier League is possible.
The 27-year-old versatile forward is under contract with Atalanta… pic.twitter.com/FP3Z93egAH
Tani, klubet e mëdha evropiane po luftojnë për shërbimet e tij, por me kontratën që i skadon në vitin 2027, ai nuk do të largohet për një çmim të lirë nga skuadra italiane.
Largimi i mundshëm i Lookman nga Atalanta ka mundur të përshpejtohet pas përleshjes verbale që pati me trajnerin Gian Piero Gasperini.
Reprezentuesi nigerian e kishte kritikuar teknikun italian për komentet e tij thellësisht mosrespektuese, pasi humbi një penallti në Ligën e Kampionëve më herët këtë vit.
Lookman, i cili ka 20 gola dhe shtatë asistime këtë sezon, mund të rrisë shifrat e tij kur Atalanta do të udhëtojë tek Monza të dielën për takimin e radhës në Serie A./