KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrijnë në Prishtinë udhëtarët nga Hamburgu
Siguri

Arrijnë në Prishtinë udhëtarët nga Hamburgu

Kosova News
Kosova News 12:08 -29/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kanë arritur shëndosh e mirë në Prishtinë udhëtarët e linjës Hamburg – Prishtinë, pas mbi 16 orë rrugë, për shkak se aeroplani me të cilin ishin nisur ishte detyruar të bënte një ndalesë në aeroportin e Beogradit dje. Autoritetet serbe nuk kishin lejuar kompaninë Eurowings që të vazhdonte fluturimin për në Prishtinë dhe ajo është detyruar t’i kthente udhëtarët për në Koln të Gjermanisë.

Disa nga udhëtarët që kanë qenë në këtë fluturim i kanë thënë Radio Kosovës se vetë piloti iu ka treguar udhëtarëve se autoritetet serbe nuk kishin lejuar që të vazhdonte fluturimin për në Prishtinë.

Mirjeta Kajtazi ishte në këtë udhëtim dhe ajo përshkroi për Radion tonë gjithë ngjarjen që kishte parë:

“Dje prej shtëpisë kam dalë në orën 11.00, gati në 24 orë rrugë më janë bërë… kemi mbërri mirë dhe vetëm ato maltertime ishin krejt të panevojshme. Eurowings siguroi një aeroplan të niseshim për në Prishtinë, por Beogradi nuk lejoi fluturimin për në Prishtinë. Na detyruan të ktheheshim në Gjermani dhe na kthyen në Këln. Kemi qenë të gjithë shqiptarë në bord. Në Beograd nuk kemi pasur ansjë informacion. Eurowings na ka siguruar disa kupona që të hanim diçka, të cilat i kanë keqpërdorur punëtorët serbë në aeroportin e Beogradit, duke na dhënë shumë më pak se sa vlera që kishin ata kuponë. Shumë njerëz janë detyruar të paguajnë shumë më shumë gjëra ushqimore…Prej orës 16:30 deri në 22:40 kemi qendruar në Beograd. Ka pasur shumë fëmijë të cilëve iu humbi durimi dhe nuk kishim fare informacion. Ne mbetëm në pjesën e tranzitit dhe në fund një person kontaktoi euroingsin dhe na thanë që duhej të niseshim për në Këln, si vendim i fundit. Në orën 1:00 kemi mbërri në Këln. Pas orës 2:00 na thanë me shku në hotel, por në 5:30 kishim fluturimin për në Prishtinë dhe vetëm disa nëna me fëmijë kanë shkuar me fëmijë shkurt dhe janë kthyer përsëri në airport. Askush nuk ka pushuar. Pak para se me mbërri në Prishtinë, ka pasur tym në kabinën e pilotit dhe kur kemi dalë prej aeroplanit pilotët kanë qenë me maska. Nuk ka pasur shumë panic, ndoshta se shumica nuk e kanë kuptuar gjuhën por as ekipuipazhi nuk ka bërë panik”, tha ajo.

Fluturimi i kompanisë EW5704 ishte nisur nga Hamburgu për në Prishtinë dje në orën 14:30 më 155 udhëtarë dhe për shkaqe teknike është detyruar të aterojë ne aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd.  

Operatori ajror Eurowings, ka dërguar dërguar një aeroplan alternativ (Flt. Nr. EW6005) i cili ka marrë udhëtaret e mbetur në aeroportin e Beogradit, dhe në ora 22:56 ka fluturuar me udhëtarët e njëjtë për në qytetin e Köln në Gjermani.

Udhëtarët kanë arritur nga Beogradi në Koln pas mesnatës dhe sot në orën 7:24 janë nisur për në Prishtinë, ka bërë të ditur Muhamet Idrizi, nga ODA e Hamburgut. Ata kanë arritur në Prishtinë në orën 9:57 me kompaninë e njëjtë dhe me numër të fluturimit 6006.

Zyrtarë të kompanisë Eurowings kanë thënë për Radio Kosovën se të gjithë udhëtarët janë akomoduar dje në Këln dhe tashmë të gjithë kanë arritur mirë në Prishtinë.

Gjithashtu lexoni:

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona

Zjarr në një fabrikë në Gjakovë

Arrestohen dy persona për kultivim të drogës

Gërvalla: Serbia t’i hapë arkivat dhe t’i dorëzojë të gjithë personat e zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë

Kosova News 29/12/2024 29/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë
22:50 -29/07/2026
Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut
22:28 -29/07/2026
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona
21:38 -29/07/2026
Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?