Policia ka arrestuar shoferin e njërës nga veturat e përfshira në aksidentin tragjik që ndodhi një ditë më parë në fshatin Nobërgjan të Pejës, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të lënduar,
Aksidenti ndodhi më 9 korrik rreth orës 13:00, kur dy vetura u përplasën mes vete. Për pasojë, një person nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tre persona të tjerë u dërguan në spital për trajtim mjekësor.
Në vendin e aksidentit ka dalë edhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkohë, shoferi i përfshirë në aksident është arrestuar dhe ndodhet në ndalim, përderisa po zhvillohen hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe përgjegjësive.
Policia ka konfirmuar se rasti është cilësuar si “Aksident trafiku me fatalitet” dhe se hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë