Një shtetas i huaj është arrestuar mbrëmjen e së martës në Deçan, pasi dyshohet për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.
Ngjarja ka ndodhur më 30 mars 2026, rreth orës 22:50, në rrugën “Fatmir Nimanaj”, ku gjatë kontrollit të një automjeti që drejtohej nga një dëshmitar mashkull kosovar, policia ka gjetur tek pasagjeri – shtetas i huaj – një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë.
Sipas raportit policor, janë konfiskuar dy qese me substancë të dyshuar, ndërsa pesha e tyre nuk është bërë e ditur.
I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme hetimore.


