Policia e Kosovës njoftoi është arrestuar një person në Mitrovicë, me dyshimin se ka dhunuar një vajzë të mitur.
Sipas njoftimit policor, i dyshuari pasi është arrestuar të shtunën, është dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare- e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.
Rasti po trajtohet si “dhunim”.


