Policia ka njoftuar se është arrestuar një person në fshatin Baicë të Drenasit pasi që dyshohet se ka dëmtuar ventilet dhe pusetat e Ibër Lepencit, të cilat shërbejnë për ujitje.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën gjatë orës 11:00, transmeton KosovaNews.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti është hapur “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”.


