Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një grua në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se i kishte vjedhur një burrit një orë dore, zinxhir ari, një telefon dhe kuletën me para e dokumente.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti kishte ndodhur më 14 prill 2023 në Fushë-Kosovë dhe është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Fushë Kosovë, 14.04.2023, 00:30.Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se e dyshuar femër kosovare, e njëjta ia ka vjedhë një orë dore, një zinxhir ari, një telefon, kuletën në të cilën kishte para dhe dokumente personale të viktimës. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


