Një person është arrestuar nën dyshimin se pas një konflikti verbal, e ka sulmuar bashkëshorten.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:20 në Suharekë dhe është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë në familje”.
“Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor, pasi që e njëjta pas një konflikti verbal, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


